Rushit Dik Sina 1882-1930

Rushit Dik Sina

(Postohet në 140 vjetorin e lindjes)

 

Nga Moisi Murrja

Rushit Dik Sina lindi në Rreth-Kale të ish komunës së Muhurit,rrethi Dibër,më 21 janar 1882.Ka qënë një nga luftëtarët më të fuqishëm të Dibrës.Mori pjesë me armë në dorë në të gjitha kryengritjet kundër osmane e kundër serb.Në luftë kundër tyre u plagos shtatë herë.

Për shkak të qëndresës së tij, shtëpia ju dogj tri herë: nga Shefqet Turgut Pasha në qershor 1910, austro-hungarezët në korrik të vitit 1916 dhe serbët në shtator 1920.

Në kryengritjen kundërserbe të gushtit 1920 u plagos në të dy krahët. Edhe pse në atë gjendje të rëndë vazhdoi luftën duke e përdorur armën me dhëmbë,këmbë e duarё të plagosura, që i rridhnin gjak.

Ku nuk luftoi Rushit Sina: në Lerë të Spahiut e në Shkezë të Kbejt,në Mollë të Hoxhe(Muhurr), në Martanesh,në Maqëllarë e deri në Vllajnicë. Rushit Sinën e Halil Kaloshin ushtarët serb i njihnin nga zëri, kur jepnin kushtrimin luftarak: “A besa besë, burra, t’i kapim me dorë shkijet!”

Këtë trim Ahmet Zogu e pat mbajtur në truprojën e tij në vitet 1921-1925. U nda nga jeta në vitin 1930.

Rushit Sina meriton vëmendje institucionale.