Rusia e mbështet Serbinë, akuzon Kosovën dhe Perëndimin për situatën në veri

Beograd, 26 shtator 2021 – Rusia akuzon Kosovën dhe Perëndimin për tensionet në veri të Kosovës, ndërsa shpreh mbështetje të plotë për Serbinë.

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka thënë se Moska mbështet qëndrimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe konkluzat e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ku kërkohet kompromis për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Natyrisht, përgjegjësia përsituatën e krijuar, situatë kjo shumë e rrezikshme për mbarë rajonin, biembi institucionet në Prishtinë. Kjo është plotësisht e qartë. Dërgojnë forca, i shkelin të gjitha marrëveshjet ekzistuese, nuk i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara, provokojnë, kërcënojnë serbët që jetojnë në Kosovë e Metohi. Dhe, kur bëhet fjalë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, nuk japin asnjë sinjal se kanë vullnet për kompromis dhe për vazhdim të dialogut. Kjo e nxjerr në pah linjën shumë të rrezikshme të Prishtinës, presionin ndaj serbëve për t’u larguar, për t’u shpërngulur nga vendlindjet e tyre. Kjo shpie drejt Kosovës së pastër etnikisht”, ka thënë Harçenko.

Ambasadori rus në Beograd i ka cilësuar “të çuditshme” dhe “të dëmshme” qëndrimet e “partnerëce perëndimorë” ndaj situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se ata po i mbyllin sytë para një situate shumë të rrezikshme, ndonëse, siç është shprehur, gjithkush ekupton se cili është fajtor dhe cilaështë arsyeja eprovokimeve të tilla.   

“Ne tani po i shohim jo ato kutet e vjetra të dyfishta, por kutet e shumëfishta dhe thirrjet e njëkohshme drejtuar Prishtinës që është fajtore për situatën dhe Beogradit që i përmbush të gjitha obligimet e veta dhe nuk bën asnjë provokim”, është shprehur Harçenko.

Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ëshytë bindur se Serbia është shumë e përmbajtur.

Harçenko ka shprehur bindjen se Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do ta ushtrojë ndikimin e saj për qetësimin e sitiuatës dhe për gjetjen e zgjidhjes.  

Ambasadori I Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, i ka bërë këto komente gjatë vizitës në zonën kufitare me Kosovën, në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë.

Harçenko i ka vizituar forcat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në këtë zonë së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe emisarin ushtarak, gjeneral-majorin Aleksandar Zinçeko.

Në njësitë e Ushtrisë së Serbisë në këtë zonë është ngritur niveli i gatishmërisë, prej 20 shtatorit, kur Kosova ka nisur të zbatojë reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

(r.m.)  

Comment

*