Rusia njofton për pezullimin e misionit rus në NATO

Moskë, 18 tetor 2021 – Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullojë misionin rus në NATO.

Zoti Lavrov tha se masa është përgjigje ndaj vendimit të NATO-s të javës së kaluar për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.

NATO tha të hënën se i ka mbajtur shënim komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, por shtoi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për çështjet e ngritura.

“Ne i dëgjuam komentet e ministrit Lavrov për mediat. Megjithatë nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar mbi çështjet që ai ngriti”, tha një zëdhënës i NATO -s.

Një javë më parë NATO akuzoi zyrtarët e misionit rus se po punonin në fshehtësi si oficerë zbulimi dhe mori vendim të përgjysmojë numrin e ekipit të Moskës në selinë e saj.

Zoti Lavrov njoftoi gjithashtu se do të mbyllen edhe se zyrat ndërlidhëse ushtarake dhe ato informacionet të NATO-s, të cilat ndodhen në Moskë.

(Zëri i Amerikës)