Saimir Pirgu shkëlqen në Londër me operan “Jenufa” të kompozitorit Janacek

Tenori shqiptar Saimir Pirgu, i cili sipas shtypit dhe publikut britanik gjatë këtyre javëve ka qenë i shkëlqyer dhe impresionues në rolin e Shtevas në Operan Jenufa, të kompozitorit Janacek, e cila rivihet në skenë në Operan Mbretërore të Londrës pas 20 vitesh, sonte ka shfaqjen e fundit.

Kjo opera e kompozitorit Janacek është dhënë për herë të parë para 20 vjetësh në Londër dhe prej 28 shtatorit po luhet në skenën më të famshme të operas britanike në Covent Garden. Tenori shqiptar gjatë këtyre javëve ka kënduar njëkohësisht mes Parisit dhe në Operan “Manon” në Theatre des Champs-Elysees në 15 shtator e më pas në premierën e Jenufas më 28 shtator në Londër, cka i mundësoi pjesëmarrjen në inagurimin e Operas në Tiranë, thotë Saimir Pirgu për Top Channel në Londër.

Kritika e pamëshirshme britanike në mediat kryesore nuk i ka kursyer superlativat dhe komentet për rolin  e Shtevas nga tenori shqipar duke përmendur gjithmonë origjinën e tij shqiptare.

The Guardian shkruan se “Saimir Pirgu ishte një Shteva i shkëlqyer, kokë bosh por tërheqës, zëri i tij dilte me mjeshtëri dhe depërtonte muzikën, që ndonjëherë ishte pak e vrazhdë.”

Kritiku Hugh Canning i gazetës “The Times” konkludon se “Tenori shqiptar Saimir Pirgu është i shkëlqyer në rolin e Shteves.”

Në këtë linjë është edhe Michael Church i “The Independent” kur thekson se “Tenori shqiptar Saimir Pirgu sjell një Shteva të shkëlqyer.”

Ndërkohë Rihard Fairman i “Financial Times” të Londrës, si shumë kritikë që mendojnë se ishte vërtet fat që Pirgu ishte pjesë e kësaj opera thekson se “Saimir Pirgu ishte një romantik i jashtëzakonshëm, një Shteva me zë të fuqishëm.”

Saimir Pirgu, i cili bashkë me Ermonela Jahon prej vitesh janë të shtëpisë në Operan Mbretërore të Londrës dhe skenat më të mëdha operistike të botës, për klasin e tyre artistic dhe skenik të padiskutueshëm, janë një vlerë e shtuar në imazhin e kombit shqiptar, ku sa herë flitet për ta, ose ata flasin për mediat e huaja cdo herë origjina e tyre shqiptare është e panegociueshme, sa herë citohen dhe kjo nuk është pak kur botohet dhe lexohet një fakt i tillë në faqet e mediave më prestigjoze të botës.

 
 

Top Channel

Comment

*