Sali Berisha konfirmon kandidimin në garën për kryetar të PD-së

Tiranë, 26 tetor 2021 – Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se do të jetë njëri prej kandidatëve për kreun e Partisë Demokratike (PD).

Në foltoren e Kavajës, ai u bëri thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së që të firmosin kwrkeswn pwr mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë.Do ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Disa ditë më pare, gjatë foltores së Beratit, Sali Berisha tha se këtë javë do të njoftohet data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

“Sa të jem unë kryetar i PD-së, Kuvendi s’merr dot vendime që janë kundër Amerikës”, është shprehur Basha.

Sali Berisha dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të PD-së në vitin 2013, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Prej 8 vitesh PD-ja drejtohet nga Lulzim Basha, i cili u rikonfirmua në krye të partisë në zgjedhjet e mbajtura në 13 qershor.

(r.m.)

Comment

*