Berisha në “Opinion”: Basha iu nënshtrua kërcënimeve, më mirë të dorëhiqej, PD u bë satelite e Ramës (video)

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD. Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’, ai tha se me këtë vendim Basha po shkatërron Partinë Demokratike

“Kemi të bëjmë ,e asgjësimin e Partisë Demokratike si opozitë sovrane. Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD . Unë e kuptoj se fuqinë e SHBA, rëndësinë  e tyre, por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide vetëm si një parti sovrane. Pavarësisht presione ka vendime që personi nuk i bën, Jep dorëheqjen para se t’i marrë. PD sot nuk është gjë tjetër vetëm një satelit i Edi Ramës.

Ai ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në parlament pavarësisht vendimit.

“Padiskutim që do të shkoj në parlament. Bashën kryetar të PD nuk e zgjodha unë, por anëtarët e PD me një garë të hapur. Me këtë vendim për interesa të veta i ka bërë goditjen më të madhe PD-së dhe Shqipërisë. Kjo është vetëm një fasadë opozitë”- tha Berisha.

 

(BalkanWeb)