Sali Berisha: Sekretari Blinken të sjellë provat kundër meje në Gjykatën Korreksionale të Parisit

Ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Entëni Blinken për shpalljen të “padëshiruar” bashkë me familjen

Knid Ndrenika

Dy herë ish-presidenti dhe dy herë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dorëzimin e padisë për shpifje kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Entëni Blinkën për shpalljen “person i padëshiruar” bashkë me familjen.

Zoti Berisha deklaroi kundërshtimi i pranimit të ndryshimit të kufijve apo ndarjes së Kosovës, është një arsye e shpalljes së “padëshirurar” për të shkelur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputet i zgjedhur në 25 prill nga Partia Demokratike, Berisha tha se asnjë fakt apo dokument nuk është publikuar deri tani nga Sekretari Blinken.

Zoti Berisha deklaroi se nuk do të dorëzohet përpara asnjë këmbënguljeje të ambasadores amerikane Juri Kim për të mos hyrë në Kuvendin e ri:

“Ambasadorja sillet si një guvernatore. Sekretari Blinken të dërgojë në Gjykatën Korreksionale të Parisit çdo fakt, dokument, provë që ai apo çdokush në botë disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij, për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë. Ky vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të prerë të ndryshimit të kufijve të Kosovës sipas projektit të Fondacionit të “Shoqërisë së Hapur” në Beograd”.

Ai shtoi ndërkaq se vendimi i Sekretarit Blinken bazohet në raportime kinse “të pavarur”, por të kontrolluara nga multimiliarderi Xhorxh Soros dhe grupime civile si dhe media pranë kryeministrit Edi Rama.