Samiti për klimën rrezikon të përfundojë pa marrëveshje

Glasgou, 12 nëntor 2021 – Sot është dita e fundit e konferencës dyjavore për klimën, e njohur si COP26,  e cila pombahet në Gllasgou të Skocisë.

Mes pjesëmarrësve ka frikë se në konferencë nuk ka gjasa të arrihet synimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se qeveritë vështirë se do të zotohen për të zvogëluar mjaftueshëm emetimet e dioksidit të karbonit.

Presidenti i COP26-ës, Alok Sharma, paralajmëroi se koha për arritjen e një marrëveshjeje përpara përfundimit të samitit, po kalon.

Shkencëtarët thonë se kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius do ta ndihmojë njerëzimin t’i shmangë pasojat e këqija klimatike.

Në takimin në Paris në vitin 2015, liderët botërorë kanë thënë se do të përpiqen të kufizojnë ngrohjen deri në 2 gradë Celsius, përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë.

Por, parashikimet e fundit janë se temperaturat po rriten për 2.7 gradë Celsius.

Guterres tha se zotimet për reduktimin e emetimeve janë të pakuptimta, derisa qeveritë vazhdojnë të investojnë në lëndë djegëse fosile.

“Premtimet janë të zbrazëta kur industria e karburanteve fosile subvencionohet me trilionë”, tha Guterres.

(REL)