Save our restaurants!

(Lexoni versionin shqip poshtë shkrimit në anglisht)

Ruben Avxhiu

The fate of hundreds of thousands of restaurants throughout the United States is on the line. They had high hopes that the American Rescue Plan Act of 2021 would save them from the economic disaster caused by the COVID-19 epidemic.

Unfortunately, the money ran out a few days ago. As many had already predicted the amount of $28.6 billion (a drop in the ocean of the $1.9T relief package approved by the Congress and implemented by the Biden Administration) proved insufficient, considering the high demand out there.

Indeed, the funds dried up before even a third of the applicants received the much-needed help.

Understandably, there is a lot of confusion, fear, and anger in the restaurant industry. Most of the applicants fear complete financial ruin. It looks like a race against time. On one hand, the restrictions are lifted and the customers are going back. On the other, past fees and dues have piled up and there is real possibility for many restaurants to close their doors just when they have more clientele than ever during the last 15 months. It is truly a now or never situation for these businesses.

One thing should be clear for everyone, few other industries were devastated by this pandemic as much as the restaurants and bars industry. They deserved a greater help and have been shortchanged by the institutions that compiled the federal relief package. Their needs and problems have been underestimated. Their role in the society misunderstood.

Restaurants are first and foremost small businesses, who help our economy move forward and employ millions of people, many of whom, for a series of reasons, would be impossible to find other jobs. This industry however is not an island in itself. They have direct impact on the life of our cities and towns. On their vibrancy, their attractiveness, their quality of life. Thousands of current and future talents not just in entertainment, but on many professions, including students and young people rely on them. Millions of people around the country need them and use them on daily basis. Life as we now would cease to exist if these restaurants and bars would go out of business forever.

Too close to home

Few understand this better than Albanian-Americans. The history of our community is also a history of restaurants. From the early waves of Albanian immigration to the United States, many of our compatriots worked in restaurants, managed and owned restaurants, and used them widely as hotspots of their social life.

To quote Vehbi Bajrami, author of Shqiptaret e Amerikes (The Albanians of America) a voluminous collection of personal stories, historic profiles, and monumental pages of our community history, when Albania and later Kosova had no legal representation in the United States, these little restaurants became small embassies, venues for meetings with officials and diplomats, guaranteed places for networking and communication points.

Indeed, in our lifetime, we have met, greeted, and lobbied in these restaurants some major leaders, diplomats, and experts mostly Americans, but also of other countries in our work for the freedom of Kosova, democracy in Albania, and human rights wherever Albanians live in the Balkans.

With Illyria newspaper we once made a list of nearly a 100 Albanian-American managed or owned restaurants in Manhattan alone. Chicago counted at one point over 400 restaurants operated by Albanian-Americans. You have similar stories and numbers in places like Detroit, Boston of the famous Anthony Athanas and many others.

This is not confined to the largest cities. Throughout the United States, there are thousands of restaurants wherever Albanians live, from Florida to Alaska, from Texas to Maine.

Of course, one can find Albanian-Americans today in every industry and profession, from banking and finance to scientific research, from the medical field to the entertainment scene. Yet, restaurants remain an evergreen presence in our communities. They have always been there for us and today we should be there for them.

And yes, there are ways to help them, besides staying loyal patrons to them.

A crucial amendment that is gathering strength in Congress

There is a last hope, a legislation that would come from US Congress with the goal to replenish the fund with an additional $60 billion.

On June 11th, Rep. Earl Blumenauer, a Democrat from Oregon and Rep. Brian Fitzpatrick, a Republican from Pennsylvania joined forces to co-sponsor an amendment that requires the American Rescue Plan Act of 2021 “to increase appropriations to Restaurant Revitalization Fund, and for other purposes.”

Known as the House Resolution H.R. 3807, it has already garnered wide bipartisan support. There are now 180 cosponsors to this amendment (163 Democrats and 17 Republicans). You can the list of them here: https://www.congress.gov/bill/117th-congress/house-bill/3807/cosponsors?r=1&s=1. Yet it is far from a clear majority in a chamber of 435 members.

A similar legislation has been introduced in the Senate as well, but there too it lacks the necessary numbers for support.

Negotiations for an infrastructure improvement bill has sapped all the energy in both chambers, with little room and time for the needs of the restaurants business. As if the weight of the financial hardship was not enough, SBA said it will disable the RRF portal on July 14, adding additional urgency to the restaurants plight. 

The industry has been fighting for a solution. They are lobbying the Congress, but as with everything else, without pressure from the people, from the constituents, it will not become a reality. We should all land a hand.

How to help

Please sign the petitions below. Share them with your friends and family. Share them on Facebook, on Twitter, and on other social media for other people to sign.

https://www.saverestaurants.com/take-action/

https://p2a.co/IvdWB3J

If you don’t see your local congress member in the cosponsors’ list, contact them, call them, ask them to join their colleagues. This goes beyond politics and partisan lines.

The easiest way to contact them is through the petitions above. They will automatically send your message to your local congress member and the US Senators from your state.

If you want to join or support the organizations that are helping our industry, consider the links below.

https://restaurant.org/contact

https://www.saverestaurants.com/

Illyria newspaper calls on all our community members, our friends, our readers to join in this worthy cause. Help save our restaurants! Help save our community businesses! Join us in our fight to preserve our way of life! To help our cities and towns out of this unprecedented economic crisis. 

Shpëtoni restorantet tona!

Nga Ruben Avxhiu

Fati i qindra mijëra restoranteve në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës varet nga ky fond. Pronarët, punëtorët, klientët e tyre kishin shpresa të mëdha se Plani Amerikan i Shpëtimit, Akti 2021 do t’i ndihmonte të përballeshin me fatkeqësinë financiare që u solli pandemia COVID-19.

Për fat të keq, fondet janë shterrur pak ditë më parë. Ashtu si ishte parashikuar e paralajmëruar nga një numër ekspertësh shuma prej 28,6 miliardhë dollarësh (a madhe në dukje, por një pikë ujë në oqeanin e gati 2 trilionë dollarëve të paketës federale të aprovuar nga Kongresi dhe të zbatuar nga Administrata Biden) doli e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesës së dëshpëruar të restoranteve të shpartalluara ekonomikisht prej paralizimit të detyruar të jetës sociale.

Në fakt, as një e treta e aplikuesve nuk mori dot përgjigje për ndihmën e kërkuar.

Kuptohet që kjo situatë ka lënë pas shumë konfuzion, frikë, dhe zemërim. Humbjet financiare kanë qenë të detyruara nga masat e imponuara të autoriteteve, jo nga gabime e mungesë suksesi nga restorantet. Bizneset që kanë kërkuar ndihmë janë në prag të falimentimit të plotë. Është një garë kundër kohës, sepse për ironi, kufizimet zyrtare janë hequr e klientët po kthehen e tavolinat po mbushen plot, por bashkë me ta po vijnë edhe afatet e fundit për të paguar faturat e lëna nga më shumë se një vit lëngimi ekonomik. Duhet vetëm pak kohë për t’u ringritur në këmbë. Kjo pak kohë pritej të fitohej nga ndihma ekonomike. Një ndihmë që do të ishte fituese për të gjithë.

Një gjë duhet të jetë e qartë, janë të rralla ato industri që janë goditur nga kjo epidemi më shumë se baret dhe restorantet. Ata kanë nevojë për më shumë ndihmë dhe janë lënë pasdore nga institucionet që përgatitën paketën federale të ndihmës ekonomike. Nevojat e tyre janë nënvleftësuar. Roli i tyre në shoqëri është keqkuptuar.

Restorantet janë pikësëpari biznese të vogla që ndihmojnë ekonominë tonë të ringrihet në këmbë. Ato punësojnë miliona vetë, shumë prej të cilëve – për një seri arsyesh – nuk mund të punësohen askund tjetër. Për më tepër, kjo industri nuk është ishull më vete. Shumë industri e fusha të tjera ekonomike bazohen fort të ajo. Që nga bujqësia, turizmi, bota e spektaklit etj. Restorantet dhe baret ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së një qyteti, apo zone banimi. Mijëra talente, me arritje në jetë apo me ëndrra e ambicje jo vetëm në botën e artit dhe spektaklit, po në shumë fusha profesionale Përfshi edhe studentë e të rinj që po fillojnë jetën varen nga restorantet e baret. Miliona njerëz në mbarë vendin i përdorin dhe kanë nevojë të përditshme për to. Jeta, ashtu si e njohim do të pushonte së ekzistuari nëse këto ristorante e bare do të mbyllnin dyert përgjithmonë.

Si një familje

Pak janë ata që e kuptojnë më shumë këtë gjendje se shqiptaro-amerikanët. Historia e komunitetit tonë është gjithashtu edhe një histori restorantesh. Që nga dallgët e para të emigracionit, bashkatdhetarët tanë kanë punuar në restorante, i kanë administruar, kanë qenë pronarë të tyre e i kanë përdorur gjerësisht si pika takimi e burime të jetës sociale.

Si i ka përshkruar Vehbi Bajrami, autor i librit voluminoz “Shqiptarët e Amerikës”, botues i gazetës “Illyria”, kur Shqipëria dhe pastaj Kosova nuk kishin përfaqësi diplomatike në SHBA, këto restorante të shqiptarëve u kthyen në ambasada të vogla për takime me zyrtarë e diplomatë ku shpreheshin kërkesat e shqiptarëve, e dëgjohej zëri i kombit tonë. Ishin vende organizimi e mobilizimi në emër të atdheu.

Vërtet, gjatë kohës që kemi jetuar e punuar këtu kemi takuar, përshëndetur e lobuar në restorantet tona disa nga udhëheqësit më të shquar amerikanë e të botës, diplomatë e ekspertë në punën e komunitetit tonë për lirinë e Kosovës, demokracinë në Shqipëri e të drejtat e njeriut e ato politike të shqiptarëve kudo që jetojnë në tokat e tyre në Ballkan.

Me gazetën “Illyria” njëherë bëmë një listë prej më shumë se 100 restoranteve të administruar ose të zotëruara nga shqiptaro-amerikanët vetëm në Manhattan. Chicago numëronte dikur mbi 400 restorante që funksiononin prej shqiptarëve. Histori e statistika të ngjashme gjen në Detroit, me Ekrem Bardhën dikur pronar të 18 restoranteve McDonalds, e qindra restorante të djeshme e të sotme, apo në Bostonin e Anthony Athanasin e famshëm etj. Jo vetëm në qytetet e mëdha, po në qyteza e rrethina nënurbane, në mbarë Amerikën, nga Florida në Alaska, nga Texas në Maine gjen shqiptarë me restorante, ëmbëltore, byrektore, bukëpjekës e shërbime ushqimore nga më të ndryshmet.

Sigurisht shqiptarët i gjen sot në çdo industry, nga financa në kërkimet shkencore, nga spitalet në botën e muzikës. Megjithatë, restorantet janë përgjithmonë, një prani e përhershme në komunitetet tona. Ato na kanë ndihmuar në ditët tona më të vështira, sot është dita që duhet t’i ndihmojmë ne.

Po, çdokush mund të ndihmojë.

Një amendament kyç po merr vrull në Kongresin Amerikan

Kjo është mbase shpresa e fundit, një legjislacion në Kongres që synon të rimbushë fondin e zbrazur duke shtuar 60 milionë dollarë nga ndihmat federale të ndara për ripërtëritjen ekonomike.

Në 11 qershor, kongresisti Earl Blumenauer, një demokrat nga Oregoni dhe Brian Fitzpatrick, një republikan nga Pennsylvania bashkuan forcat për të sponsorizuar së bashku një amendament që kërkon nga Plani Amerikan i Shpëtimit Akti 2021 që “të rrisë shumën e ndarë për Fondin e Rivitalizimit të Restoranteve dhe për arsye të tjera”.

E njohur si rezoluta H.R. 3807, ajo ka mbledhur tashmë firmat e 180 kongresistëve amerikanë (163 demokratë dhe 17 republikanë). Mund ta kontrolloni listën e tyre në këtë lidhëz: https://www.congress.gov/bill/117th-congress/house-bill/3807/cosponsors?r=1&s=1. E megjithatë është larg nga shumica e qartë në Dhomën që ka 435 anëtarë.

Një legjislacion i ngjashëm në Senatin Amerikan nuk ka marrë ende mbështetjen e shumicës.

Negociatat për ligjin e ri për përmirësimin e infrastrukturës në vend është duke marrë të gjithë energjinë dhe vëmendjen e ligjvënësve në Washington.

Sikur të mos mjaftonin vështirësitë financiare, SBA (administrate federale e bizneseve të vogla) që merret me shpërndarjen e ndihmave për restorantet ka thënë se nëse nuk ka fonde të reja do ta mbyllë portalin ku janë bërë kërkesat në 14 korrik. Kjo e ka bërë çështjen edhe më urgjente.

Industria e restoranteve po lufton duke lobuar në Kongres, por si me çdo betejë politike, ajo nuk do të fitohet pa presion nga populli. Këtu mund të japim të gjithë një dorë.

Si mund të ndihmoni

Ju lutem nënshkruani peticionet më poshtë. Ndajini (bëjini SHARE) me miqtë e familjarët. Botojini në Facebook, në Tëitter, dhe në rrjetet të tjera sociale që të firmosen nga sa më shumë vetë.

Peticonet:

https://www.saverestaurants.com/take-action/

https://p2a.co/IvdWB3J

Kjo është një çështje që shkon përtej politikës. Këto peticione janë edhe mënyra më e mirë për të kontaktuar kongresistët dhe senatorët e zonës suaj. Sepse ato u dërgohen atyre automatikisht sipas adresës në formular.

Këto janë organizatat që po ndihmojnë industrinë e restoranteve. Ndëse doni të bashkoheni me to apo mësoni më shumë për to:

https://restaurant.org/contact

https://www.saverestaurants.com/

Gazeta “Illyria” i bën thirrje komunitetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve që të ndihmojnë këtë kauzë me vlerë. Një numër i madh restorantesh shqiptare janë në listën e mbi 200,000 bizneseve që ende presin ndihmë vendimtare. Mijëra familje e miq varen nga fati i tyre. Mos i lini vetëm. Shpëtoni restorantet tona! Shpëtoni bizneset e komunitetit tonë! Bashkohuni në përpjekjet për të ruajtur mënyrët tonë të jetesës. Ndihmoni qytetet e rrethinat tona për të kapërcyer këtë krizë të paparë ekonomike!