Sejdiu: 300-400 mjekë largohen çdo vit nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës

Prishtinë, 23 nëntor 2021 – Drejtori i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se 300-400 mjekë ikin çdo vjet nga sistemi publik i shëndetësisë.

“Nëse për çdo vjet ikin nga 140, plus nëse 40-45 largohen nga sistemi publik në atë privat, i bie që në vit largohen 300-400 mjekë. Në anën tjetër, ne i kemi 500 mjekë të papunë”, ka deklaruar Sejdiu për KTV-në.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 jashtë vendit janë larguar 140 mjekë, në pension kanë dale 86 kurse rreth 40 kanë shkuar nga sektori public në sektorin privat të shëndetësisë.

Ai ka thënë se pagat e ulëta, mungesa e avancimit profesional dhe kushtet jo të mira të punës janë ndër shkaqet e largimit të mjekëvenga sistemi publik.

“Problematika e ikjes së mjekëve, jo vetëm nga publikja në privat por edhe jashtë vendit, janë kushtet e punës dhe paratë. Deri më tani kemi pasur 140 kolegë të rinj që në moshën mesatare 30 vjeçare janë larguar nga Kosova, derisa kjo gjerneratë do të duhej të zëvendësonte gjeneratën time”, është shprehur ai.

(r.m.)

Comment

*