Sekuestrohet rreth 1 kg kokainë në një makinë në Paskuqan

Një operacion antidroge po zhvillohet aktualisht nga Policia e Tiranës në Paskuqan.

Sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në një makinë është sekuestruar 1 pako droge, rreth 1 kg kokaine.

Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Policia kishte pasur informacione për ketë rast dhe ishte ne ndjekje.BalkanWeb

###

Haxhi Mykaj, 44 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar ditën e sotme në në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, në kuadër të operacionit të koduar “Chivas Regal”

Blutë bëjnë me dije se pas kontrollit që u bën në makinë me të cilën po udhëtonte Mykaj, u gjetën1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë dhe 39 thika, të cilat janë sekuestruar.

“Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.” – njofton policia .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.