Senatori Murhpy: Kurti dhet të ndalë menjëherë provokimet në veri

Prishtinë, 26 maj 2023 – Senatori amerikan, Chris Murphy, ka reaguar lidhur me tensionet e sotme në pjesën veriore të Kosovës.

Në një postim më Twitter, senatorii Murphy ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin që kanë pasur të hënën, në Prrishtinë, nuk e ka zënë fare në gojë planin për qasje në ndërtesat e komunave veriore.

Murphy ka thënë se për këtë zhvillim, të clin e ka cilësuar shqetësues, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin Special të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai i ka bërë thirrje Kurtit që menjëherë t’i ndërpresë veprimet në veri, të cilat ai quan provokime. 

“Sapo bsedova me telefonit me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me këtë zhvillim shqetësues. Në takimin tim me kryeministrin Kurti, të hënën në Prishtinë, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe ai duhet t’i japë fund menjëherë këtij provokimi”, ka shkruar senatori Murphy.

Lidhur me zhvillimet e sotme në pjesën veriore të Kosovës ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Ai ka thënë se masat e dhunshme në veri “duhet të ndalohen menjëherë”.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Policia e Kosovë hyri në objektet e komunave në Zveçan e Zubin Potok, përkundër rezistencës së grupeve të qytetarëve të dhunshëm, të cilat kanë lënduar pesëpolicë dhe kanë dëmtuar 4 automjete poliicore.

(r.m.)