Senatorja Ernst në kampin “Bondsteel”, tërheq vërejtjen për rrezikun nga ndikimi rus

Prishtinë, 3 korrik 2021 – Senatorja amerikane Joni Ernst, e vizitoi kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel. Ajo ua ka uruar ushtarëve amerikanë Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u ka shërbyer atyre gjatë shërbimit të drekës.

Senatorja Ernst ka mbajtur një fjalim rasti për ushtarët amerikanë.

“Dua t’jua uroj të gjithëve 4 Korrikun, në shenjë falënderimi për lirinë që e gëzojmë. Kjo është ajo për çka po orvatet edhe Kosova ta ketë. Ajo për çfarë kam ardhur unë këtu është përkujtimi i rëndësisë të prezencës këtu jo vetëm të Gardës Kombëtare Ushtarake, por edhe të shteteve të tjera, për stabilitetin e këtij rajoni”, ka thënë ajo, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Senatorja Ernst i ka paralajmëruar pjesëtarët e forcës amerikane për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan, duke e  cilësuar atë si përpjekje oër destabilizimin e situatës në vendet e rajonit,

“Nëse nuk e keni vërejtur deri më tani, ka përpjekje të shumta për ndikimin rus në Ballkan në mënyrë që të dëmtojë prosperitetin dhe stabilitetin në rajon. Për këtë gjë, ne ju kemi këtu”, ka theksuar ajo.

Senatorja republikane nga shteti i Ioëa-s është takuar të shtunën në Prishtinë me udhëheqësit e institucioneve më të lartra shtetërore të Kosovës. Në këto takime është biseduar për bashkëpunimin ushtarak midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(r.m.)

Comment

*