Serbia pësoi humbje serioze në Bruksel, kurse Kurti e mundi Vuçiqin

Shkruan: Željko Trkanjec (Jutarnji List)

Ky është lajm i mirë për arritjen e koegzistencës paqesore ndërmjet Beogradit e Prishtinë, po edhe mesazh i qartë për Dodikun.

Kjo është diplomaci. Dy ditë negociata që prodhuan tri pika të marrëveshjes, mezi njëqind fjalë. Por, gjithmonë një opsion më i mirë se MIG-ët (avionët luftarakë rusë) në ajër dhe policia speciale në terren.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, kjo duhet pranuar – di t’i zgjedhë betejat. Qysh gjatë vizitës së fundit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe takimit në Tiranë, ai kishte paralajmëruar se Serbia duhet të përgatitej për reciprocitet. Ai nuk e dyfishoi tarifën doganore për produktet nga Serbia si ish-kryeministri Ramush Haradina që u akuzua si aktor jobashkëpunues. Kjo është arsyeja pse ai tani është ish-kryeministër dhe pothuajse përfundoi në gjykatën e Hagës.

Kurti gjeti një pjesë të marrëveshjes së Brukselit që Serbia nuk e ka përmbushur, targat e përkohshme të regjistrimit. Aty ku Serbia nuk ofroi zgjidhje shumë kohë pas afatit të cajtuar. Bëhet fjalë për një lëvizje realisht simbolike, e cila godet në emocione.

Befasia në Beograd

Beogradi u befasua. Ata nuk mund të përgjigjeshin me kundërmasë sepse ajo ekzistonte dhe e dinin se ky ishte një detyrim që nuk e kishin përmbushur, prandaj u ngatërruan në retorikën klasike të sulmeve ndaj serbëve. Ajo kalon në Serbi, por vetëm në Serbi. Aty ku viktima janë gjithmonë serbë lokalë.

image

Kur presidenti serb Aleksander Vuçiq e pa se Kurti nuk po dorëzohej, se në pikat tjera kufitare po zëvendësoheshin në mënyrë të rregullt, s’i mbeti tjetër veçse të provokonte një përshkallëzim të situatës të cilën do ta qetësonte më pastaj. Ashtu që në opinion të mund t’i paraqiste vendimet e tij si të pashmangshme për të shmangur konfliktin, që të paraqitet si paqebërës.

Kurti nuk reagoi as në këtë. Policia Speciale e Kosovës, ROSU, nuk u tërhoq, kurse vendimi për targat mbeti ende në fuqi.

BE, SHBA dhe NATO javën e kaluar erdhën në përfundim se ka ardhur koha për ta zgjidhur konfliktin. Ndër të tjera, në rajon erdhu për vizitë Ursula von der Leyen,  Presidente e Komisionit Evropian. Do të ishte një mesazh katastrofik po të kishte ndonjë konflikt derisa ajo ishte në rajon ose, çfarë do të ishte edhe më e keqe, ajo do të duhej ta përfundonte vizitën për shkak të ndonjë konflikti. Edhe KFOR-i, forca e NATO-s që kujdeset për paqen në Kosovë, doli në terren. Kuptohet, Vuçiq do të thotë se ky është rezultati i bisedës së tij me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, por kjo është e vështirë të besohet. Pas asaj bisede, Vuçiq vetëm deklaroi se ishte i kënaqur që Stoltenberg e dëgjoi qëndrimin e Serbisë. E dëgjoi, askush nuk tha se e vlerësoi.

image

Ardhja e KFOR-it ishte moment që bëri të qartë se nuk do të kishte konflikt dhe se gjithçka duhej të zgjidhej përmes negociatave. Atëherë, në mënyrë indikative, u foli edhe Moska, e cila kërkoi që NATO dhe BE të largonin ROSU-n nga kufiri. Kjo nuk ndodhi.

Humbje serioze e Serbisë

Ndërkaq në negociatat e Brukselit, Serbia e pësoi për herë të parë një humbje serioze. Kosova e mori atë që e deshi, kurse Serbisë iu desh të tëhiqej. Janë indikative deklaratat pas njoftimit për marrëveshjen. Kurti thotë se Serbia duhet të mësohet me reciprocitetin. Vuçiqi thotë se tiketat ngjitëse ishin ideja e tyre. Në qoftë se janë, përse nuk i kishte zbatuar.

Ndonëse deri në momentin e arritjes së marrëveshjes ai kërkonte që gjërat të ktheheshin në periudhën para 20 shtatorit, kur Kosova aplikoi targat e përkohshme, tani Vuçiq u pajtua me tiketat ngjitëse. Serbët duhet të tërhiqen dhe t’i heqin të gjitha bllokadat. Beogradi nuk mori pikërisht  asgjë. Një humbje strategjike nga e cila nuk do të nxjerrë mësim, sepse Vuçiqi, sikurse çdo autokrat, beson se gjithçka po funksionon siç duhet.

Digresioni: Në qoftë se në vitin 1991, kur serbët ngritën barrikada në Kroaci, do të kishte një vendosmëri të tillë të bashkësisë ndërkombëtare. Por,kjo është një fjali kushtore joreale.

image

Vuçiq vuajti mjaft për ta paraqitur marrëveshjen si gjë pozitive për Serbinë dhe për politikën e saj. “Unë mendoj se ne reaguam si shtet, në mënyrë serioze, të përgjegjshme dhe të zgjuar. Ne ua bëmë me dije përfaqësuesve të NATO-s se, në qoftë se rrezikohet siguria e popullit dhe të tjerët nuk reagojnë, ne do të jemi në gjendje të mbrojmë popullin tonë”, theksoi Vuçiq.

Siguria e “popullit” u rrezikua nga loja e serbëve me MIG-ët dhe jo me targat. Vuçiq, thjesht, s’kishte zgjidhje tjetër veçse ta ngrinte gjithë çështjen në nivel të kërcënimit të mbijetesës, ndonëse bëhej fjalë për targa.

Kurti, nga ana tjetër, gjatë gjithë kohës thoshte me qetësi se do ta hiqte masën në qoftë se këtë do ta bënte Serbia, e cila ishte e detyruar ta bënte këtë. Gabriel Escobar, zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili e ka kaluar në këtë hapësirë një pjesë të mirë të karrierës së tij diplomatike, në një pronocim përgazetarë, tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Prishtinën për reciprocitetin, por me targat u zunë në befasi. “Sun Tzu”: “Zgjidh betejat të cilat mund t;I fitosh”. Kurti e mori një fitore të rëndësishme. Duket se ai di si të vazhdojë.

image

Çështja e zgjedhjeve

Vuçiq tani çirret për nevojën e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, por për këtë nuk ka reciprocitet. Kjo e vë Beogradin në pozicion defansiv. Dhe për këtë nuk po flet askush. Përveç kësaj edhe duhet të vijë në takime  në Beograd, për të rënë dakord mbi regjimin përfundimtar të përdorimit të targave.

Kurti shënoi pikë në një nivel tjetër, më 17 tetorit në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Ky sukses mund t’i japë një shtytje shtesë partisë së tij. Edhe Serbia ka zgjedhje, në muajin prill (më 3 ose më 17) të vitit të ardhshëm. Kjo humbje me gjasë nukdo ta dëmtojë Vuçiqin sepse opozita e përgjumur i ndan pikëpamjet e tij në politikën ndaj Kosovës (dhe Metohisë, vetëm për Beogradin dhe Moskën). Kjo e irriton edhe më shumë Perëndimin.

Administrata amerikane, siç duket, ka vendosur të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor. Por, në përmasat që këto probleme përbvëjnë kërcënim serioz të përmasave më të gjera. Mjaftojnë diplomatët lokalë dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shteti. Mesazhi i Escobarit është i përmasave të një kërcënimi, do të veprojmë kundër të gjitha trajtave të korrupsionit. Ai e kërcënoi seriozisht Milorad Dodikun, dhe as Serbia nuk shpëton nga zbatimi eventual i këtij vendimi.

Ripozicinimet në BE

Në BE ka një ripozicionim të forcave pas fitores së SPD-së në zgjedhjet e Gjermanisë dhe Vuçiqi nuk do të shihet më në Berlin mes gishtërinjve, përshkak se ai fotografohet me Viktor Orbanin dhe Mateusz Morawiecki. Kjo shoqëri is jep atij një epitet negativ. Njësoj mendonjnë edhe Parisi dhe Roma me Mario Draghin.

image

Marrëveshja e Prespës, me të cilën Greqia i zgjidhi problemet me Maqedoninë e Veriut, tani shihet si model. Beogradi po e shmang këtë, por nuk do të mund të bëjë këtë pafundësisht.

Moska po lufton fuqishëm që ta mbajë Kosovën një problem të ngrirë, në mënyrë që ta përdorë atë si levë ndikimi në Beograd dhe, rrjedhimisht, edhe në Ballkanin Perëndimor. Por, ajo nuk merr pjesë në negociata. Beogradi ka dy të tretat e shkëmbimit tregtar me BE-në, kryesisht Gjermaninë. Ky është një argument më i fortë se sa gazi që gjithsesi do të rrjedhë nëpër Serbi, sepse tani ai duhet të arrijë edhe në Hungari.

Kina është një faktor dytësor këtu. Ndonëse ajo do të donte të ishte parësore. Ndikimi i Kinës në Beograd e minon edhe më shumë forcën e argumenteve në sy të Uashingtonit dhe Brukselit. “Vëlla Xi” nuk është model për aleancë me Perëndimin.

Humbja strategjike e Serbisë është një lajm i mirë për arritjen e koegzistencës paqesore midis Beogradit dhe Prishtinës. Dhe për mesazhin drejtuar Dodikut që të ulë thirrjet për shkëputje, sepse ai mund të përballet me sanksionet amerikane. Le t’i pyesë udhëheqësit iranianë se sa e pakëndshme është kjo.

image

(Nga kroatishtja: Ramadan Muçolli)

Comment

*