Serbia synon ta destabilizojë gjithërajonin, përmes serbëve të Kosovës

This image has an empty alt attribute; its file name is Emin-AZEMI.jpg

Emin AZEMI

Bashkësia e komunave me shumicë serbe është uvertyra e bosnjizimit të Kosovës. Republika Srpska i ka rrënjët pikërisht tek ky projekt famëkeq.

Kushtetuta e Kosovës e ka thënë qartë mendimin se çka e cënon funksionalitetin e shtetësisë nëse zbatohet një projekt i tillë.Kosova tani duhet të flasë me një zë dhe t’i thotë JO këtij projekti.

Kosova deri më tani gjithmonë ka pasur presion nga jashtë, që nga Rambujeja e deri më sot. Mirëpo janë gjetur modalitetet që të tejkalohen situata të tilla.

Nëse serbët paskan të drejtë të kenë bashkë komunash të tyre, pse nuk paskan të drejtë shqiptarët në jugun e Serbisë, apo ata në Maqedoni?

Nëse lejohet ky precedent Kosovë, nesër Serbia do të ketë orekse më të mëdha në BeH, kurse shqiptarët në Maqedoni dhe në jug të Serbisë kanë të drejtën e Zotit të ndjekin shembullin e serbëve të Kosovës.

Ata që bëjnë presion mbi Kurtin, duhet t’i kenë parasysh edhe këto fakte…..

Nëse e shohin Kosovën si një ishull të izoluar ku mund të eksperimentohen lloj-lloj projektesh njëetnike, atëherë hapet Kutia e Pandorës dhe Ballkani Perendimor mund të hyjë në ndonjë fazë tjetër të destabilitetit, që i konvenon shumë Rusisë dhe itharëve të saj në Ballkan.

Të mbrosh Kushtetutën e vendit tënd dhe të refuzosh projekte moonetnike serbe, për momentin paraqet aktin më sublim patriotik por edhe përkushitimin më civilizues për mbrojtjen e kësaj pjese të Evropës nga tendencat destabilizuese, që mund të fillojnë përmes bosnjizimit të Kosovës.

Dialogu Kosovë-Serbi duhet kuptuar si normalizim të rapotrteve në mes të dy vendeve, e jo destabilizim përmes favorizimit të formulave etnike.

Shqiptarët në jug të Serbisë për çdo ditë po përjetojnë tkurrje dhe shpopullim, që burimin e ka në projektet gjenocidale të shekullit 19, atëherë kur u zbrazën afro 1000 fshatra nga Toplica,Nishi,Pustareka, Kurshumlia, Vranja, Medvegja etj.

Depeshët e konsujve austriak dhe britanik e vërtetojnë këtë gjendje, dhe për fat të keq këta banorë asnjëherë nuk mundën të kthehen në vatrat e tyre për arsye se kjo iu mohua kategorikisht nga autoritetet e atëhershme serbe.

Çuditërisht ky gjenocid kaloi pa u vërejtur nga kancelaritë evropiane, ndonëse Kongresi Berlinit (neni 25) pasi vendosi t’ia jepte këto troje shqiptare Serbisë, e obligonte atë që të pranonte kthimin e tyre në vendlindje nëse ata dëshironin (neni 25). Nëse nuk donin të ktheheshin në tokat e tyre, qeveria e Serbisë ishte e obliguar t’i dëmshpërblinte ata për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme që kishin lënë në Serbi.

Prof. dr. Ramiz Abdyli, në librin e tij të fundit “Shkupi në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, duke e trajtuar këtë problematikë,ndër të tjera, shkruan: “Si rrjedhojë e dhunës terrorit e të gjenocidit të ushtrisë e të xhandarmërisë serbe,  Sanxhaku i Nishit përfshi Kazanë e Pirotit dhe Kazanë e Vrajës, do të ktheheshin në toka të pastra serbe që kapnin një sipërfaqe prej rreth 12.000 km2”.  Prof Abdyli, i referohet akademik Gazmend Zajmit, i cili shpërnguljen e shqiptarëve nga këto troje, e ka cilësuar formë të gjenocidit: “Shpërngulja e qëllimshme dhe e dhunshme e popullatës është shënuar si krim gjenocidal në kuadër të krimit kundër njerëzimit”.

A ndodhet Kosova para një rreziku të ri të humbjes së tërësisë së saj tokësore në emër të njëfarë diplomacie fluide ndërkombëtare e cila nuk e merr parasysh realitetin e krijuar pas vitit 2009, që e bënte Kosovën de fakto shtet të pavarur, apo po duan që de jure ta shndërrojnë atë në një eksperiment pakrahasueshëm në botën e qytetëruar ku Serbia do të vazhdojë të mbajë në duar adutet e destabilitetit rajonal.

 

Comment

*