Sërish radhë të gjata pasra qendrës së vaksinimit në Prishtinë

Prishtinë, 14 maj 2021 – Në Prishtinë po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Të premten në mëngjes, para qendrës së vaksinimit në Prishtinë, sallës “1 Tetori” përsëri ka pasur radhë të gjata të qytetarëve që duan të vaksinohen.

 në Prishtinë do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se grumbullimi i qytetarëve para kësaj qendre është rezultat i interesimit për vaksinim edhe të banorëve të komunave tjera. Ministria  u bën thirrje qytetarëve që nukjanë banorë të komunës së Prishtinës të drejtohennë  qendrat e veksinimit në komunat e tyre.

“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë kafilluar të mërkurën, më 12 maj. Në këtë fazë do të vaksinohen qytetarët mbi 65 vjeç.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, pas marrjes së 24.000 dozave të vaksinës “AstraZeneca”, të siguruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë, Kosova ka marrë edhe mbi 38.000 doza të tjera nga COVAX dhe mbi 7.000 doza nga Bashkimi Evropian.

(r.m.)