SHBA: Askush nuk është mbi ligjin!

Ambasadorja amerikane Juri Kim tha se të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm, kurse tani janë shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi

Knid Ndrenika

Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se është e paranueshme gjuha kërcënuese kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe se të paprekshmit për një kohë të gjatë po shohin se pandëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundit.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim tha se kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Një postim në rrjetet shoqërorë i zonjës Kim u bë pasi Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se po heton ish-presidentin Ilir Meta dhe pasi deputetë të Partisë së Lirisë të zotit Meta, thanë se SPAK-u nuk po merrej me detyrën e tij.

Sipas zonjës Kim “për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm” dhe “tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi”.

“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm.

Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”-komentoi ambasadorja Kim.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se SPAK-u është shndërruar në zorrën qorre të Edi Ramës duke u vendosur qartësisht në shërbim të hapur mafies së inceneratorëve.

Sipas Vasilit, SPAK është me pushime për inceneratorët dhe del në punë për gjeneralitetet e Ilir Metës, duke kujtuar shkresën që i ka dërguar Gjendjes Civile.

Sipas SPAK-ut, presidenti që përfundoi mandatin në 24 korrik 2022 hetohet në funksion të kallëzimit penal të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Halit Valteri.

Ish-deputeti Valteri në qershor 2022 tha se kallëzimin kundër zotit Meta e bëri për lobime të paligjshme.

“Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore”-tha asokohe zoti Valteri.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm.

Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.