SHBA-BE: Lufta ndaj korrupsionit ka rëndësi kyçe për demokracinë

Ambasadorët Soreka dhe Kim i bënë komentet mnbi vazhdimin e punës së Komisionit Hetimor të Kuvendit për ndërtimin e impianteve të pastrimit të mbeturinave, ndryshe inceneratorët

Knid Ndrenika

Euroambasadori Luixhi Soreka tha se duhet mbajtur sa më parë Konferenca e Parë Ndërqeveritare për bisedimet e pranimit.

Sakaq, ambasadorja amerikane Juri Kim si dhe zoti Soreka mbështetën vazhdimin e hetimit nga Kuvendi të procesit të ndërtimit të impianteve të pastrimit të mbeturinave.

Euroambasadori në Tiranë, Luixhi Soreka tha se Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë me Brukselin për antarësimin duhet të mbahet sa më parë.

Ambasadori Soreka theksoi se me Sekretarin e Përgjtshëm e Përgjithshëm të ministrisë së Jashtme të Greqisë u pajtuan me rëndësinë që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit.

Zoti Soreka si dhe ambasadorja amerikane Juri Kim thanë ndërkaq se transparenca dhe përgjegjshmëria janë parime kyçe dhe se lufta ndaj korrupsionit është përparësi për Brukselin dhe Uashingtonin.

Ambasadorët Soreka dhe Kim i bënë komentet mnbi vazhdimin e punës së Komisionit Hetimor të Kuvendit për ndërtimin e impianteve të pastrimit të mbeturinave, ndryshe inceneratorët.

Kryerkomisionerja hetimore deputetja demokrate opozitare Jorida Tabaku thotë se abuzimet në Tiranë janë domethënëse:

“Raporti i fundit i performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon që qytetarët e Tiranës që nga viti 2018 paguajnë dy herë një incenerator inekzistent në zonën e Sharrës, si një kontratë fituese dhe ësstë duke u zbatuar”.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka arrestuar dhe Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për abuzime dhe përfitime miliona eurosh për impiantet e pastrimit të mbetjeve.