SHBA bën thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri

Uashington,28 prill 2021 – Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price bëri thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Në një koment në Twitter të mërkurën, ai shkruan se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë shqiptare.

“SHBA i përgëzon qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë ta vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, ka shkruar Price.

(r.m.)

Comment

*