SHBA dënon sulmin ndaj kryeministrit irakian

Uashington, 7 nëntor 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e dënuan sulmin me dron ndaj rezidencës së kryemnistrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi.

Kryeministri Kadhimi shpëtoi i padëmtuar nga sulmi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, e cilësoi sulmin si akt terrorist.

“Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, ishte drejtuar në zemër të shtetit irakian”, tha Price.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë të ngarkuara me ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm”, shtoi ai.

Sulmi ndaj kryeministrit irakian ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare të muajit  të kaluar, rezultatet e të cilave nuk u pranuan nga milicitë e mbështetura nga Irani.

SHBA, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe të tjerë i kanë vlerësuar zgjedhjet e 10 tetorit, të cilat u zhvilluan në mënyrë kryesisht të qetë dhe pa probleme të mëdha teknike.

(r.m.)

Comment

*