SHBA dhe BE tronditen pas zbulimit të varrezave masive në Ukrainë

Uashington / Brruksel, 18 shtator 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u shprehën të tronditura nga raportimet se zbulimit të varrezave masive në afërsi të qytetit Izjum, në Ukrainën lindore.

Qeveria amerikane e quajti “të neveritshme” aktet çnjerëzore të forcave ruse.

“Për fat të keq, kjo dëshmon zvetënimit njerëzor dhe brutalitetit të cilin po e ushtrojnë trupat ruse në luftën kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas”, tha drejtori i komunikimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të SHBA, John Kirby.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për çfarë janë të aftë presidenti PutinI dhe ushtarët e tij”, tha Kirby.

Përfaqësuesi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cilësoi çnjerëzore akteet e forcave ruse në Ukrainë.

“Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë” deklaroi Borrell.

“Mijëra civile janë vrarë, shumë të tjerë janë torturuar, keqtrajtuar, dhunuar seksualisht, rrëmbyer apo dëbuar me dhunë, Kjo sjelle çnjerëzore e trupave ruse, duke injoruar plotësisht të drejtat ndërkombëtare humanitare dhe Konventën e Vjenës, duhet të ndalen menjëherë”, theksoi ai.

Borrell tha se autoritetet ruuse dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për këto shkelje në Ukrainë do të dalin para përgjegjësisë.

(r.m.)

Comment

*