SHBA do ta vazhdojë ndihmën për policinë e Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim prezantues, zv/ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z.Demian Smith.

Zv/ambasadori Smith shoqërohej nga znj. Karen Riley, shefe e Zyrës Rajonale të Sigurimit të Shërbimit Diplomatik në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Argron Zotria, nga zyra e sigurimit të Ambasadës.

Veliu i uroi zv/ambasadorit, suksese në detyrë dhe e siguroi atë se bashkëpunimi mjat i shkëlqyer i deritanishëm mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë do vijojë të forcohet akoma më tej në interes të sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Gjatë takimit prezantues, Drejtor Veliu njohu zv/ambasadorin Demian Smith, me rezultatet e arritura së fundmi nga strukturat e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe me operacionet e përbashktëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese amerikane, për të goditur e çmontuar grupet kriminale që veprojnë në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Smith përgëzoi Drejtor Veliun, për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe e siguroi atë se Policia e Shtetit do ta ketë përherë mbështetjen e SHBA-së në luftën e përbashkët në interes të të dy vendeve dhe më gjerë.

Në fund të takimit, Veliu garantoi zv/ambasadorin Smith se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Comment

*