SHBA e dënon gjuhën “antisemitike” të Erdoganit

Uashington, 19 maj 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënuan komentet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për popullin hebre, të cilat I cilësoi si “gjuhë antisemitike”.

Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se “gjuha antisemitike nuk ka vend askund”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të luftuar antisemitizmin në të gjitha format e tij”, thuhet në deklaratë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Turqisë që t’i bashkohet SHBA-së në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis Izrael dhe palestinezëve.

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit është reagim ndaj deklaratës së Erdoganit që i cilësoi izraelitët si “vrasës” që “kënaqen vetëm duke thithur gjakun e fëmijëve”.

“Ata janë vrasës deri në atë pikë që i vrasin fëmijë 5 ose 6 vjeç. Ata kënaqen vetëm duke e thithur gjakun e tyre (të fëmijëve)”, ka thënë Erdogan.

Më herët, Erdogan kadeklaruar se edhe presidenti amerikan, Joe Biden, “ka duar të përgjakshme”, për shkak të mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.

Erdogan ka shprehur mbështetje për palestinezët një kohë të gjatë, ndobëse Turqia është ndër vendet e pakta me shumicë muslimane që ka marrëdhënie me Izraelin.

(r.m.)