SHBA e përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për energjinë

Prishtinë, 21qershor 2022 – Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në deklaratën e ambasadës të postuar në Twitter thuhet se kjo marrëveshje dëshmon se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet përfitojnë qytetarët e të dy vendeve.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kryenegaciatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nënshkruan të martën në Bruksel marrëveshjen për udhërrëfyesin për energjinë, e cila mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë  serbe në veri të Kosovës.

Banorët e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit nuk kanë paguar përenergjinë e shpenzuar qysh prej vitit 1999.

(r.m.)

Comment

*