SHBA e vlerëson vendimin e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë

Prishtinë, 25 gusht 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë vendimin e institucioneve të Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm të shtetasve afganë që ndjehen të rrezikur në vendin e tyre.

Këtë vlerësim të qeverisë amerikane ia ka përcjellë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Presidentja Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës e mirëkuptojnë nevojën për strehim të sigurt për personat e rrezikuar nga konflikti, sepse ata vetë e kanë kaluar një përvojë të tillë gjatë konfliktit në Kosovë.

Ajo ka theksuar se Kosova “do t’i qëndrojnë përkrah SHBA-ve dhe shteteve aleate, duke dhënë kontributin e saj për paqen ndërkombëtare”.

Presidentja Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e dhënë përpërballimin e pandemisë.

Zyra e Presidentes së Kosovës kabërë të ditur se Presidentja Osmani dhe ambasadori Kosnett kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e politikës së jashtme, për reformën në drejtësi dhe për projekytet në fushën e energjisë.

(r.m.)

Comment

*