New York: Festivali i 30 Shqiptar i dedikohet Monsinjor Zef Oroshit

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” ka njoftuar organizimin e Festivalit 30’të Shqiptar që do të mbahet me 5 dhe 6 Nëntor në Sallën e Illyria Community Center. Ky Festival i dedikohet figurës së lartë të mërgates, të ndjerit Monsinjor, Dr. Profesor Zef Oroshi, themeluesi i Lidhjes Katolike Shqiptare dhe Kishës së Parë Katolike në gjithe Ameriken por edhe mbarë botës jashtë trojeve Shqiptare. Ky festival që orginazohet nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” dhe për 30 vjet është evinimenti me i Madh Shqiptar në Amerikë. Synimi i tij është të vazhdojë të mbajë gajllë dhe të ruaj Gjuhën, traditën dhe kulturë shqiptare.

Pjesëmarrësi do të kenë mundësinë që gjatë netë festive, të argëtohen me Këngëtarë të njohur të shumë trevave, Grupe Folklorike nga Nju Jorku, Bostoni dhe Michigani të cilat e pasurojnë Festivalin me instrumente, kostume dhe valle të ndryshme nga Rrugova e Malsia e deri te Laberia e Çameria. Festivali organizohet me mbështetjen e kryetarit të Këshillit Koordinues të Diasporës Mark Gjonaj ish anëtar i Këshillit Bashkiak New York. Duke nisur nga kjo javë biletat janë në shitje.