SHBA heq vizat për shtetasit e Kroacisë

Uashington, 28 shtator 2021 – Kryeministri i Kroacisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për shtetasit kroatë.

Ai ka thënë se kroatët do të mund të udhëtojnë në SHBA vetëm me pasaportë brenda pak ditësh.

“Sapo të përfundojnë përgatitjet teknike, qytetarët kroatë do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza”, tha Plenkoviq, në një konferencë për medie.

Kroacia bëhet vendi i 39-të shtetasit e tëcilit mund të udhëtojnë pa viza në SHBA.

(r.m.)