SHBA, injektohen 225,6 milionë doza vaksinash kundër COVID-19

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se deri mëngjesin e së shtunës në vend ishin injektuar 225, 640, 460 doza vaksinash kundër koronavirusit dhe se ishin shpërndarë 290,685,655 doza.

Shifra në fjalë tregon një rritje nga 222,322,230 doza vaksinash që CDC njoftoi se ishin injektuar deri me 23 prill, nga 286,095,185 doza që ishin shpërndarë.

Agjencia tha se 138,644,724 njerëz kanë marrë të paktën njërën dozë, ndërsa 93,078,040 të tjerë janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave deri të shtunën.

Të dhënat nga CDC përfshijnë vaksinat me dy doza nga kompanitë Moderna dhe PfizerBioNTech si dhe vaksinën me një dozë nga kompania Johnson & Johnson. (VOA)