SHBA: Jo çdo pretendues si anëtar i PD-së është partner i rëndësishëm i yni tani

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme, Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë.

Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani.

 

Ne do të jemi  shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe në Kosovë, por në përgjithiësi në rajon dhe jo vetëm për cështjet politike, por edhe për cështjet ekonomike, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për cështjet politike, por edhe për cështjet ekonomike.” shprehet Escobar në këtë intervistë për Zërin e Amerikës.

 

bw

Comment

*