SHBA konfirmojnë përkushtimin për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit

Knid Ndrenika

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se korrupsioni përbën kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike dhe është dhe një faktor që minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.

Në një postim në rrjetet shoqërorë të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar”-thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Po ashtu vërehet se SHBA janë gjithashtu donatori më i madh për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit dhe për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”-thotë ambasada amerikane.

Ambasada u bën thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin.