SHBA “krah” KM Kurti: E drejta e Kosovës të aplikojë reciprocitetin

Pas deklaratës së kryeminsitrit Albin Kurti lidhur vendosjen e reciprocitetit dhe arritjes së një akordi mes Serbisë e Kosovës, ka reaguar edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.

Në një audio-konferencë me gazetarë ai e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet.

Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot. Dialogu është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të vazhdoj të jetë kështu.

Roli jonë ka qenë dhe do të jetë i pranishëm në këtë proces.” – tha Escobar.

I pyetur nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa, ai tha se kjo ëhstë jnë e drejtë e Kosovës.

“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”, – tha Escobar.

Marrëveshja e arritur në Bruksel do të hyjë në fuqi plotësisht me 4 tetor, kur pronarët e veturave me targa të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërrojnë targat me të përkohshme, por t’i mbulojnë simbolet shtetërore me një letër ngjitëse.

oranews

Comment

*