SHBA: Mizoritë e kryera në Reçak janë të dokumentuara mirë

Uashington, 10 dhjetor 2021 – Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se asnkush nuk mund ta mohojë masakrën e forcave serbe ndaj popullsisë civile në fshatin Reçak të Kosovës, të kryer në janar të vitit 1999.

“Mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrimin e civilëve, janë të dokumentuara mirë”, ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

“Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës shkaktojnë dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Punëver të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar Masakrën e Reçakut si një  gënjeshtër të madhe.

“Pretendimi për masakrën (e Reçakut) është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”, ka thënë Vulin, pas një vizite në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, ka thënë ai.

(r.m.)