SHBA ndan mbi 360 milionë dollarë ndihmë urgjente për Palestinën

Gaza, 26 maj 2021 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendi i tij do të ndajë mbi 360 milionë dollarë si pjesë e përkrahjes urgjente për popullin palestinez.

“SHBA do të ofrojë mbi 360 milionë dollarë përkrahje urgjente për popullin palestinez. Ne do ta nxisim komunitetin ndërkombëtar që të ofrojë më shumë ndihma për përpjekjet humanitare dhe zhvillimore”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka udhëtuar në Lindje të Mesme, në përpjekje për të ringjalur procesin për zgjidhjen paqësore të kontestit mes Izraelit dhe Palestinës.

Të martën, ai është takuar në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, e pastaj në Bregun Perëndimor me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.

Shefi i diplomacisë amerikane, nëërmjet postimeve në rrjetet sociale, kabërë të ditur se në takimin me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me kryeministrin Mohammad Shtayyeh është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe palestinezëve.

Blinken ka premtuar rihapjen e konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, e cila shërbente si kanal diplomatik për palestinezët.

Konsullata ishte mbyllur në vitin 2019 nga paraardhësi i presidentit Biden, Donald Trump, i cili ia kishte kaluar kompetencat për raportet me palestinezët ambasadorit amerikan në Jerusalem.

(r.m.)

Comment

*