SHBA: Vajtojmë ushtarët që humbën jetën në Kabuli faleminderit Shqipëri për afganët

Mesazhi nga ambasada amerikane me flamurin e ulur në gjysmështizë:

“Grupi i parë i qytetarëve afganë të cilët mbërritën mbrëmë në Tiranë, janë më shumë sesa njerëz të evakuuar. Ata janë jetë njerëzore të shpëtuara nga mundësia e pasojave tragjike. Ata janë gra, burra dhe fëmijë të cilëve u është ofruar diçka që ne e marrim të mirëqenë, një jetë. Mundësia për të jetuar dhe për të pasur një të ardhme. Dhe për këtë, ne si Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara, jemi mirënjohës për bujarinë dhe mikpritjen e pamasë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj. Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qenie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qenieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri”, thuhet në njoftim.