Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së sugjeron bisedime në Çernobil

Vjenë, 4 mars 2022 – Kreu i agjencisësë së OKB-së për mbikëqyrje bërthamore ofroi të premten të udhëtonte në Çernobil për të negociuar me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar sigurinë e uzinave bërthamore të Ukrainës.

Oferta erdhi disa orë pasi forcat pushtuese ruse morën kontrollin e termocentralit më të madh të Evropës në Zaporizhzhia pas një beteje me trupat ukrainase që shkaktoi një zjarr dhe frikë për një aksident nuklear

“Unë i kam treguar Federatës Ruse dhe Ukrainës gatishmërinë time… për të udhëtuar në Çernobil sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha gazetarëve Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Të dyja palët po shqyrtojnë” mundësinë, shtoi ai.

Më 24 shkurt, Rusia pushtoi vendin ku ndodhi shpërthimi bërthamor në Çernobil në vitin 1986, i cili la qindra të vdekur dhe përhapi kontaminimin radioaktiv në perëndim në të gjithë Evropën.

Grossi tha se synon të diskutojë me të dyja palët një “kornizë” për të mbrojtur sigurinë dhe funksionimin e uzinave bërthamore të Ukrainës.

IAEA është gati “të lëviz, të bëjë diçka për atë që po ndodh, dhe jo thjesht të postojë në Twitter”, tha ai.

Grossi tha se ndërtesa e goditur në Zaporizhzhia nuk ishte pjesë e reaktorëve të uzinës, por një objekt trajnimi afër.

Dy persona ishin lënduar nga zjarri.

“Nuk ka pasur asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv,” tha Grossi, duke shtuar se sistemet e zonës për matjen e rrezatimit “janë plotësisht funksionale”.

Megjithatë, ai citoi zyrtarët ukrainas të kenë thënë se “situata vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.

Nga gjashtë reaktorët në central, vetëm njëri funksionon me rreth 60 për qind të kapacitetit, tha Grossi.

Grossi tha se çdo udhëtim në Ukrainë do të bëhet pas kthimit të tij nga Teherani të shtunën.

Ukraina ka katër termocentrale bërthamore aktive, që furnizojnë rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit, si dhe depo të mbetjeve bërthamore si ai në Çernobil.

(REL)

Comment

*