Shefi i Urgjencës: Mos neglizhoni virozat, mund të jenë “Delta”!

Nëse keni të vjella e diarre, mos e neglizhoni duke u justifikuar se është virozë por bëni testin, pasi këto janë shenja të mutacionit indian Delta.

Duke mos u diagnostikuar vini në rrezik 7 deri në 10 persona të tjerë.

Çdo 24 orë raportohen shifra në rritje të numrit të të infektuarve, por ata janë më shumë për shkak se njerëzit nuk shkojnë të bëjnë testin.

Tregues i rëndësishëm është numri në rritje i pacientëve në spital. Vetëm një natë më pare janë shtruar 16 persona.
Por çfarë pritet?

Shefi i Urgjencës Kombëtare, doktor Skënder Brataj thekson se te vaksinuarit mbrojnë vetëm veten e tyre, jo nga riinfektimi por nga simptomat e rënda, ndërsa nuk mbrojnë dot një person të pavaksinuar.

Ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve janë duke analizuar shifrat në rritje për të konkluduar si do të vijohet me masat.

Top Channel

Comment

*