Shehu: PS-ja s’e votoi rezolutën për Srebrenicën nga frika se zemërohet Vuçiqi

Tiranë, 13 maj 2022 – Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Tritan Shehu, ka thënë se deputetët e Partisë Socialiste nuk votuan për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë përmes një rezolute, pasi sipas tij, kjo do ta zemëronte presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kuvendi i Shqipërisë të enjten rrëzoi rezolutën për Srebrenicën, të iniciuar nga deputeti Shehu, pasi nuk gjeti përkrahjen e shumicës. Kjo nxiti diskutime në opinion shqiptar, por edhe më gjerë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se nisma e tillë ishte “lojë e ulët” nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Rezoluta ishte për të dhënë një mesazh të qartë politik e njerëzor në rajonin tonë. Duke kërkuar njohjen e gjenocidit, dënimin e tij dhe vazhdimin e ndëshkimeve për ata që janë përgjegjës për këtë gjenocid. Do të ishte një dokument që do t’i bënte nder Shqipërisë në këtë kohë me trazira, me tensione në rajon e me influencën ruse. Jemi i vetmi vend në rajon që s’ka një dokument të tillë. Deputetët e PS-së nuk votuan, sepse unë besoj në interferencat e Serbisë dhe Vuçiqit në Partinë Socialiste. Kjo administratë serbe është vazhdimësi e Millosheviqit. Është ndërvarje e Ramës ndaj presidentit serb. Kjo dëshmohet edhe me nismën serbe, Ballkani i Hapur. Edhe me shkëmbimin e territoreve. Ata nuk votuan nga frika se zemërohet Vuçiqit, hezitimi para Vuçiqit”, ka thënë Shehu në “60 Minuta” të KTV-së të premten.

Sipas Shehut, mosmiratimi i një rezolute të tillë ka dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në botë.

“Në Shqipëri, kjo është parë si skandal i madh. Mosmiratimi i saj ishte gabim fatal”, shtoi Shehu.

Deputeti i PD-së paralajmëroi se shumë shpejt do të procesojnë në Kuvend edhe një rezolutë, për ta dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

(r.m.)

One Response to “Shehu: PS-ja s’e votoi rezolutën për Srebrenicën nga frika se zemërohet Vuçiqi”

Read below or add a comment...

  1. Begu says:

    Nuk besoj Salihu te nenshkruaj kete rezolute per denimin e gjenocidit serbe ne Kosove,Sepse, po ky person ndihmoj serbet me derivate,barut e arme,kur ishte Serbija ne embargo. edhe per shkak te varsjeve ne Kroaci,B.H.e Kosove Po ky njeri tentoi te burgos Adem Jashari e Hashim Thacin,dhe disa luftare te UCK,Madje vrau Remzi Hoxhen vetem se ndihmonte UCK dhe kiste dituri,thuhet edhe inqizim per takimin e tij me Miloshin ne Oher.Kush tani beson ne rezoluten e PD te nenshkruar nga Salo?!!!,apo ndonje rezolute te ngjashme te PD per denim e Rusise per Ukrainen !!!1

Comment

*