Shifër rekorde e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë, 31 mars 2021 – Situata epidemiologjike e koronavortusit në Kosovë vazhdon të rëndohet nga dita në ditë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 924 raste të reja pozitive. Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve të reja gjatë këtij viti.

Në të njëjtën kohë, nga pasojat e infeksionit me COVID-19 kanë vdekur 14 persona.

Katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë. Nga 4 raste të vdekjes janë regjistruar në Prishtinë dhe në Prizren, kurse nga një rast është regjistruar në Ferizaj, në Fushë Kosovë, në Lipjan, në Mitrovicë, në Pejë dhe në Vushtrri.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më sot janë konfirmuar 90.430 persona të infektuar nga COVID-19. Prej tyre, 1.872 persona e kanë humbur luftën, ndërsa 74.754 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht, në Kosovë janë aktive 13.804 raste aktive të konfirmuara me koronavirus.

Krahas shifrave të larta të të infektuarve është rritur edhe numri i pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se kapacitet e klinikave COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve rajonale janë të mbingarkuara.

Autoritetet druajnë se kapacitetet ekzistuese nuk do të përballojnë shifrat e të infektuarve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Megjithkëtë, komiteti i ekspertëve që merret me trajtimin e pandemisë nuk ka marrë vendim për forcim të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të apidemisë.

(r.m.)