Shima: Basha ka përballë 2 kundërshtarë Ramën në qeveri dhe Berishën një lojtar i fortë në opozitë

Drejtori i Informacionit i RTV, Brahim Shima analizon situatën politike në të cilën ndodhet PD por dhe kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha.

“Berisha synon të rikthehet në PD duke nënkuptuar se mund të kandidojë vetë por edhe duke lënë hapësirë se synon largimin e zotit Basha dhe votimin ndoshta për një kryetar të ri. Lëvizje, besoj, do të ketë edhe në anëtarësi por dhe deputetët e PD-së në parlament. Fillimisht do të jetë një lojë nervash dhe më pas do të jenë lëvizje konkrete,” analizon Brahim Shima në studion e RTV Ora.

Shima thotë se Basha tashmë ka përballë dy kundërshtarë dhe topi është në anën e Bashës, sa i aftë do të jetë ai të fitojë terren me mbështetjen e SHBA-së.

“Këmbëngulja e SHBA për të larguar Berishën nga grupi PD i jep më shumë mbështetje Bashës i cili do të duhet të shfrytëzojë një situatë të tillë për të forcuar pozitat e tij në PD duke tentuar të rritet në vota kundrejt PS në parlament. Sa i aftë do të jetë Basha për të fituar terren me mbështetjen e SHBA-së duke pasur përballë një kundërshtar të fortë si Rama në qeverisje por dhe Berisha në opiozitë me opozitën kjo mbetet për tu parë. Berisha është një lojtar mjaft i fortë kur nuk ka pushtet sesa kur ka pushtet,” analizon Shima./OraNews/