SHKBB kreu hetimin e plotë të operacionit masiv kundër paligjshmërisë

Deri tani janë arrestuar 14 persona, përfshi të dënuar dhe zyrtarë nga 27 urdhëra ndalimi të lëshuar nga prokurorët.

Knid Ndrenika

Në Shqipëri, strukturat e rendit dhe sigurisë po zhvillojnë ndërkohë një operacion masiv për veprimtari të paligjshme ku përfshihen zyrtarë policorë, të burgjeve, të dënuar dhe familjarë të tyre.

Deri tani janë arrestuar 14 persona, përfshi të dënuar dhe zyrtarë nga 27 urdhëra ndalimi të lëshuar nga prokurorët.

Media po raporton ndërmarrjen e këtij operacioni të gjerë të strukturave të sigurisë kundër zyrtarëve për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar operacionin që po zhvillohet në Elbasan, Vlorë, Peqin pranë Elbasanit, më pas në Korçë me urdhër të disa prokurorëve.

Por, burime nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve i thanë gazetarit tone Knid Ndrenika se kjo strukturë e filloi hetimin që në vitin 2021.

Deri tani raportohen rreth 14 të arrestuar nga të paktën 27 urdhëra ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.

I arrestuar si kreu i veprimtarisë së paligjshme është shefi i sigurisë në burgun e Elbasanit, Hysni Ndreu.

Operacioni përfshin edhe zyrtarë dhe efektivë ne uniformë të sistemit të burgjeve për futje sendesh të paligjshme dhe drogë te të dënuarit kryesisht në burgun e Peqinit pranë Elbasanit.

Të gjithe hetimin e ka filluar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që në vitin 2021 në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgje) dhe në disa qytete.

Akuzat janë ngritur për organizimin lojërave të fatit, futje droge dhe sende të paligjshme në burgje, shpërdorim detyre, korrupsion.

Të perfshire dhe të arrestuar janë të dënuar, edhe nga të quajturit VIP, familjarë të tyre, zyrtarë të lartë dhe efektive rendi dhe të policisë së burgjeve.

Veprimtaria hetimore e ndërmarrë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve përfshiu përdorimin e mjeteve speciale si dhe informacione tërësore si dhe në rrugë operative.

Operacioni vazhdon pasi u krye në Elbasan, Vlorë dhe në Peqin pranë Elbasanit.