Shkëmbim zjarri në qendër të Sacramentos. Së paku 6 të vrarë dhe 15 të plagosur

Sacramento, 3 prill 2022 – Gjashtë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri në qendër të Sacramentos, të dielën në mëngjes, rreth orës 2 sipas kohës lokale, raportoi CNN.

Policia e Sakramentos ka njoftuar për incidentin, por nuk ka dhënë informacion më të detajuar. Ajo ka thënë se ende nuk dihen rrethanat dhe dinamika e incidentit, ndërsa qytetarëve u ka bërë thirrje të shmangin vendin e ngjarjes.

“Rrethanat mbeten të panjohura tash për tash. Ju lutemi, shmangni këtë hapësirë ku ka prani të madhe të policisë, ndërsa vendi I ngjarjes është ende aktiv”, ka thënë policia.

“Rruga në të cilën kanë ndodhur të shtënat me armë është bllokuar, sepse policët po hetojnë rastin e të shtënave që shkaktuan shumë viktima “, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është vënë në kërkim të autorëve. Ajo i ka bllokuar rrugët rreth vendit të ngjarjes.

Sipas medieve locale, shkëmbimit të zjarrit i ka paraprirë një përleshje masive. 

 

Media “Sacramento bee” raporton se autorët nuk janë kapur ende.

Aktivisti Berry Accius që ka thënë se në vendin e ngjarjes ka arritur menjëherë pas të shtënave. Ai e ka përshkruar vendin e ngjarjes.

“Më së pari i kam parë viktimat. E kam parë një vajzë të re të përgjakur në tërë trupin, një vajzë tjetër që po i shkundte nga rrobat e saj ciflat e xhamit. Një vajzë tjetër thërriste se i motra e saj ishte vrarë”, ka thënë Berry për ABC News si ai.

“Një nënë vraponte dhe pyeste ku e kishte djalin e saj dhe nëseishte qëlluar ai. Traumë. Këto janë pamje që askush nuk do të dëshironte t’i shihte”, ka thënë ai.

(r.m.)