SHKENCA DHE SHËNDETËSIA E KOSOVËS TË BËHEN PRIORITTETE KOMBËTARE

Pavarsia dhe liria e Kosovës pa zhvillim të avancuar të shkencës dhe pa pavarësi të shëndetësisë nuk është komplete

Dr. Rifat Latifi

Rifat Latifi

Fjala e Dr. Rifat Latifit, Kryetar i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës  dhe Redaktor I Revistes te Kirurgjise së Kosoves (Kosova Journal of Surgery), me 5 Maj, 2021, dhënë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë), me rastin e promovimit  të ribotimit  revistës.

Sot, me 5 Maji, jemi mbledhur këtu në këtë vend të shenjtë, në Biblioteken Kombëtare të Kosovës, në këtë vend që simbolizon dhe ruan mbrenda fuqine e librit, fuqinë e diturisë dhe bukurinë e shkencës dhe fjalës së shkruar. Ne e zgjodhem kete vend sot qe te bejme promovimin e Revistes se Kirurgjise se Kosoves si organ zyrtar I Kolegjit të Kirurgëve  të Kosovës dhe vet Kolegjin e Kirurgve të Kosovës, si oranizatë dhe ombrellë e gjithë krirugëve të Kosovës anë a mbanë botës dhe gjithë mjekëve shqiptar kudo që janë, atyre ishin para nesh, kirurgëve qe ishin para nesh, neve qje sot jemi të të gjallë, dhe brezave të kirurgëve që do të vije pas nesh, shekuj më vonë.   Kjo lindje e re revistës që është botuar heren  e fundit me 2012,  do të dalë këtë vit (2021) dy herë, ndërsa 2 vitet e ardhshme  4 herë ne vit, e më pastaj j gjashtë hereëne vit. Secili volume i ri, do jetë përmbledhje tematike dedikuar nje problemi kirirugjik, nga autor expert,  dhe  artikuj origjinal nga autor nga mbare bota, dhe do të sherbejë platform e hapur për të gjithë shkenctaret e Kosoves, te rajonit dhe me tej.

NDIHMONI KOLEGJIN E KIRURGËVE TË KOSOVËS

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka nevojë për 10 milionë dollarë për 10 vitet e ardhshme

$750,000 janë premtuar deri tani nga:

Rifat Latifi 500,000

Harry Bajraktari 100,000

Rrustem Gecaj 100,000

Xhafer Gecaj 100,000

Çdo ndihmë sado e vogël ka vlerë të madhe. Bashkohuni me ata që po ndihmojnë Kolegjin e Kirugëve të Kosovës, duke dërguar çekun tuaj në adresën:

The International Virtual e-Hospital Foundation

3450 25th Court South,

Arlington, VA 22206

Sistemi Shëndetësor Akademik Si Prioritet Kombetar

Qendrat Mjekësore Akademike (QMA) ose (SSHA) sot ne bote  janë bërë ndërmarrjet komplekse të veprimtarisë së kujdesit shëndetësor dhe perparimit shkencor. Misioni i tyre është të ofrojnë kujdes kompleks, por të bazuar në fakte dhe te renat me reja, kujdes klinik me cilësine me të lartë, mësimdhënie dhe arsimim të përparuar, si dhe kërkime innovative shkencore. Për të siguruar përmbylljen e këtij misioni, secila  QMA duhet të kombinojë spitalin(et), mësimdhënjen dhe programet mësimore dhe kërkimore të lidhura me shkolla mjekësore dhe kolegje/universitete të tjera, kuadrot klinike dhe në disa raste mjekë bashkëpunëtorë nga komuniteti, ose bashkëpunëtorë te jashtem.

Kirurgjia është themeli i këtij kompleksi mega industrial dhe gure themeli i çdo spitali, çdo sistemi të kujdesit shëndetësor dhe çdo Qendre Mjekësore Akademike apo  Sistemi Akademik  Shëndetsor. Kirurgjia eshte dhe duhet te jete priorit kombtar I cdo pupulli, I cdo shteti, eshte prioritet njerzor. Nuk mund të ketë një spital modern pa kirurgji moderne; nuk mund të ketë një sistem modern shëndetësor pa kirurgji moderne dhe të përparuar. Nuk mund të ketë një departament modern te kirurgjise pa kirurgë individualë të  pergaditur per te udhehequr modernizimin e këtij procesi, qe përfundimisht krijon systemin shendetsor. Së fundmi, nuk ka siguri të pacientit dhe shërbime klinike kirurgjikale me cilësi të lartë pa një department modern të kirurgjisë dhe një spital modern.  

Ashtu sikurse edhe Kosova vet, kirurgjia e Kosoves  eshte ne nje faze te rendesishme te transicionit  zhvillimor.  Ndonese, pergjithesisht, kemi bere progres  te madh  ne shume fusha ne Kosove, mjekesia dhe shkenca ne Kosove, por sidomos shkencat e mjekesise  ne teresi jane injoruar ne mase te madhe, dhe siq thash nuk jane bere prioritet kombetar.  Nuk duhet te harruar se pavarsia dhe   liria e Kosoves pa zhvillim te avancuar te shkences dhe pa pavarsi te shendetsise nuk eshte komplete , dhe mbetet e gjymt. Kjo mos pavarsi  e mjekesise ne Kosove po na kushton shume jete te popullit tone, po na kushton ne ekonomi, po na kushton ne  humbjen e trurit te ri me potencial te madh shkencor qe po braktis Kosoven ne permasa marramendese. Sot, neve ne Kosove, na duhen kirurget modern dhe te pergatitur mire, na duhen department modern i Kirurgjise, na duhet spitale moderne, dhe me ne fund duhet te ngriten shkenca pergjigjesisht, por kirurgjia ne veçanti.  

Mundesia qe krijojmë strategji 100 vjeqare

Megjithekete, dhe sado qe kjo eshte nje gjendje e palakmueshme dhe ne fakt shume e keqe, kjo paraqet nje mundesi te madhe  kolektive te zhvillimit dhe implementimit te strategjise  100 vjeqare shkencore. Ne kemi nevoje te madhe per kete strategji per te cilen duhet perkushtim shtetror, gjithe publik dhe individual. Ne duhet te krijojme programe afatgjate, jo nje vjeqare, jo kater vjeqare, jo per nje mandate te nje apo nje partije tjeter, por programe 100 vjeqare kombetare. Keto programe duhet te jene te strukturuara, por jo te ngrira ne gure,  port te gatshme te modelohen dhe gedhenden  sipas zhvillimeve shkencore, e jo te shkatrrohen sa here qe nderrohen qeverite, sa here nderrohen minsitrat, sa here qe nderrohen koalicionet politike.  Keto programe duhet te udhehiqen dhe krjohen nga strategjistet shkencor dhe atyre qe ia dojne te miren Kosoves dhe kane aftesite te shohin per tej kaptinave kohore te shkurta. Shkenca dhe mjekesisa duhet te behen prioritet kryesor i Qeverise dhe shtetit te Kosoves. Ne duhet te mesojme nga te tjeret sikurse eshte rasti i Singaporit, kur ne viten 60 Malezia nuk e pranuar te behet as republike e saj,  dhe shume vendeve tjera. Ne duhet te pergadisim kuadrot qe do te na udheheqin strategjine 100 vjeçare.

Kolegji i Kirurgeve te Kosoves  si platformë e transformimit




1. Te krijojme infrastrukturën e qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin hapsinor, teknologjik dhe administrativ optimal për të drejtuar aktivietet e KKK.Te botojme Revisten Kirurgjisë së Kosovës ( Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë qe në 5-7 vjet të citohet në PubMed, SCOPUS dhe motorë të tjerë kërkues; dhe Buletinin e KKK duke filluar nga viti i ardshem.
2. Te krijojme procesin vetanak të vlerësimit të studimeve dhe  kërkimeve shkencore dhe kapaciteteve editoriale përmes programeve të strukturuara edukative.
3. Te ndërtojme një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë me ambjente dhe kapacitete akademike njerëzore  shume disciplinor;
4. Ta bejme Kolegjin, ashty sikurse Kolegji Amerikan,  instrument per akreditimin e qualitetit te sherbimeve kirugjike ne te gjitha spitalet për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, kanceri, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera te ardhshme sikurse transpalntimi  e te tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.
5. Te vendosim programet dhe kapacitetet e avokacionit për të përfaqësuar KKK-në në agjencitë qeveritare dhe në mardhenjet bashkëpunimin ndërkombëtar.
6. Te krijojme programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale per te ngritur vetndiesine shendetsore.
7. Te krijojme sherbimet e ngritjes se cilësi të Avancuar dhe Programet e Qualitetit dhe Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në cilësinë e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit; dhe me ne fund
8. Te organizojme dhe fuqizojme punën e Kolegjit përmes  rreth 13 komisioneve. Grupet dhe komitetet e tjera të punës do të shtohen sipas nevojës, dhe ndërsa Kolegji rrit aktivitetin dhe përmbajtjen e tij.

Me lejoni te ferfundoj me kete tirrje per secilin prej nesh:
1. Ne krurget dhe kirugjia duhet të transformohemi nëse duam të sigurojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë;

 2. Ne duhet të transformohemi nëse duam të rekrutojmë mendjet më të mira në kirurgji, kështu që jo vetëm të mund të konkurrojmë dhe të jemi të gatshëm të merremi me forcat e paparashikueshme të tregut rreth nesh, por të drejtojmë procesin e avancimit të mëtejshëm të modernizimit kirurgjikal;

3. Ne duhet të transformohemi që të sigurohemi se po përtërijmë dhe përvetësojmë teknologji të reja;

 4. Të transformohemi në mënyrë që të fillojmë procese të reja pune, të punojmë dhe të bashkëpunojmë me partnerë në të gjitha disiplinat kirurgjikale, shkencat bazike, industrinë kirurgjikale dhe agjencitë qeveritare, për të mirën e pacientëve tanë, institucioneve tona dhe të ardhmes së kirurgjisë dhe shkencës kirurgjikale të Kosovës dhe ne menyre qe kirugjia dhe shkenca te behen priorit kombetar,  dhe se  kete transformim ua kemi borgj gjeneratave qe vijne pas nesh.

 Dhe se fundi, gjithmonë duhet ta kemi parasysh që operacionet qe ne kiruget I bejme,  në vetvete jane  dhe duhet të jetë pjesa më e lehtë e asaj që bëjmë ne kirurgët.