Shkencëtarët izraelitë thonë se kanë zbuluar dy ilaçe që e shërojnë COVID-19

Jerusalem,22 korrik 2021 – Shkencëtarët e Universitetit Hebraik në Jerusalem thonë se i kanë identifikuar disa ilaçe që mund të ndihmojnë në trajtimin dhe, ndoshta edhe shërimin, e njerëzve me COVID-19, transmeton Balkanweb.

Prof. Shy Arkin, biokimist në Institutin e Shkencës së Jetës “Alexander Silberman”, i ka thënë gazetës “The Jerusalem Post” se, në testet laboratorike, qelizat që ishin vendosur së bashku me ilaçet, jetuan pothuajse 100 për qind pasi ranë në kontakt me virusin SARS-CoV-2, ndërsa qelizat pa ilaçe vdiqën rreth 50 për qind pasi ranë në kontakt me virusin.

Arkin dhe ekipi i tij mblodhën më shumë se 2.800 përbërje të aprovuara për përdorim, prej të cilave i identifikuan 18 ilaçe që mendonin se mund të ishin efektive. Në punimin e pabotuar, studiuesit thanë se janë në gjendje të tregojnë se disa prej këtyre përbërjeve “shfaqën një potencial të jashtëzakonshëm kundër të gjithë virusëve në eksperimentet in-vitro”.

Dy prej tyre janë: “Darapladib” që përdoret për trajtimin e aterosklerozës dhe “Flumatinib”, që përdoret për trajtimin e disa kancereve të gjakut.

Arkin kathënë se ai heziton të tregojë emrat e ndonjërit prej ilaçeve, duke shtuar se ai nuk mund t’i rekomandojë ato derisa t’u nënshtron provave të duhura klinike.

(r.m.)

Comment

*