Shkumbin Ahmetxhekaj emërohet u.d. i Drejtorit të RTK-së

Prishtinë, 19 janar 2022 – Bordi Drejtues i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) e ka emëruar Shkumbin Ahmetxhekajn, ushtrues të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Ahmetgjekaj është njëri ndër gazetarët dhe redaktorët kryesorë të redaksisë së informacionit në televizionin publik të Kosovës. Ai ka raportuar edhe për medie ndërkombëtare prestigjioze. Më parë ka punuar si gazetar në disa medie të pavarura në Kosovë dhe është shquar për raportim të paanshëm e profesional.

Emërimi i Ahmetgjekajt përushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së është bërë pas shkarkimit të drejtorit të deritashëm, Ngadhnjim Kastrati.

Kastrati u shkarkua për neglizhencë ndaj shkeljeve të shumta ligjore, parregullsive e keqpërdorimeve, edhe ndaj raportimit të anshëm dhe joobjektiv të RTK-së.

(r.m.)