Shoqëria civile kërkon tërheqjen e projektligjit për ndryshime të Ligjit për Zgjedhjet

Prishtinë, 2 prill 2021 – Shtatë organizata që e përfaqësojnë shoqërinë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta heqë dorë nga nisma për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Demokraci Plus, Instituti Demokratik i Kosovës, Demokraci për Zhvillim, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Instituti i Kosovës për Drejtës dhe Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (Çohu), përmes një letre publike, kanë thënë se ndonëse vendi ka nevojë për reformim të legjislacionit zgjedhor, por urgjenca me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është e pajustifikueshme.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka cilësuar të pakuptueshme nismën e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin me procedurë të shpejtuar të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, para se të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.

“Çdo ligj i miratuar në Kuvendin e Kosovës kërkon të plotësojë disa standarde minimale, që nënkupton përfshirjen e pozitës, opozitës, shoqërisë civile, por edhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Miftaraj.

(r.m.)

Comment

*