Shoqëria shqiptare ka nevojë të ndikohet nga liderë progresistë që vendosin interesin kombëtar mbi atë partiak

Nga Pertefe Leka

Kur u festua  100-Vjetori i Pavarësisë në Shqipëri, në këte datë historike shumë të rendesishme për  shqiptarët , u nderua me një përmendore edhe  Presidenti Wilson, e ngritur në sheshin me të njëjtin emër  në Tiranë.

Për ne shqiptarët është shumë  me rëndësi ta përjetësojmë emrin e  Presidentit Amerikan, me shtatoren  që duket si e gjallë, me dorën lart  me të cilën i drejton shqiptarët  nga idetë e tij,  të ecin përpara pa u ndalur  për liri,pavarësi,integritet,demokraci,barazi dhe të drejta njerëzore.

Është personaliteti më i rëndësishëm për ne,sepse kontriboi në ruajtjen e territoreve të Shqipërisë së pavarur,në Konferencën e Paqës në Paris  me 1919. Edhe pse Shqipëria nuk ishte palë me grupet kundërshtare  gjate Luftës së Parë Botërore,ndodhej e pushtuar nga  ushtritë e disa fuqive  ndërluftuese,që synonin të cënonin  tërësinë territoriale.Me që pavarësia e Shqipërisë njihej ndërkombëtarisht në Konferencën e Ambasadorëve me 1913, delegacioni shqiptar, pjesëmarrës  në Konferencën e Paqës në Paris  do të kërkonin  rishikimin e padrejtësive, që çështja e Kosovës dhe e Çamërisë të zgjidhej sipas parimit të vetëvendosjes së vetë popujve.Konferenca e Versajës  në ate kohë e kishte mbështetë idenë themelore  të Presidentit Amerikan  Wilson në lidhje  me të drejtën e popujve  për vetëvendosje kombëtare.Atëhere kur u pa se Konferenca e Paqës  nuk po i merrte parasysh kërkesat e shqiptarëve, kryetari  i delegacionit, Imzot  Luigj Bumçi, iu drejtua Presidentit Wilson për krimet e kryera  mbi popullsinë shqiptare  të Kosovës nga fqinji verior.Ndërsa,jashtë mureve të konferencës,një zë tjeter i fuqishëm,një zë gruaje,Zonja  Lejla Dino,( mbesa e Abedin Dinos,pjesëmarrës  në “Lidhjen e Prizrenit”)  e cila me anë të një letre,publikuar në Albania ,1 Janar 1919, trokiti në zemrën e një personaliteti fisnik, Presidentit  Wilson, ku  i shkruan për tmerret ndaj popullsisë Çame nga fqinji jugor  I Shqipërisë.                                                                  Shumë personalitete të shquara , Fishta,Noli,Konica, Kristo Dako, Motrat Qiriazi ,Erikson …..I janë drejtuar Pres.Wilson  me  besim të plotë për të zgjidhur porblemin etnik të shqiptarëve .Po  përmend  një tjeter  personalitet të  shquar,atdhetar demokrat  dhe politikan i devotshëm për çështjen  shqiptare, Nikollë Ivanaj (1879-1951). Të cilin   po e përmend sepse  afron  me pikëpamjet e  Presidentit  si ithtar  i  ideve maxiniane.     I shqetësuar për  fatin e shqipërisë , me 2 Prill 1920, i drejtohet  Presidentit  Amerikan  Woodrow  Wilson me letër:……..”Unë apeloj,  në Presidentin e Sh.B.A.ve  në të mirë  të  popullit shqiptar, përfaqësues i të cilit jam, në të drejtat e mija  të  njeriut dhe në principe, të cilat përfshihen në 14  pika të Presidentit Wilson duke e lutur  që të largojë  nga shteti ynë të gjitha  synimet  që shkojnë në dëm të integritetit  të tij politik  dhe shtetëror.Marrëveshjet  e fshehta, kundërshtojnë pavarësinë tonë  popullore  të cilën Shqipëria e ka arritur  ndërkombëtarisht ……..Shqiptarët nuk mund t’i leshojnë shtetin e vet  kërkesave te Italisë e Greqisë  dhe as nuk mund të pranojnë që në ballkan të instalohet një fuqi e huaj…..”” Edhe pse nuk u realizuan kërkesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës,Presidenti Wilson nuk lejoi ndarjen e mëtejshme  të Shqipërisë, por u ruajt Pavarësia e vitit 1912.

Shqiptarët kudo që janë e nderojnë me respekt emrin e  Woodrow Wilson sepse nderojnë së bashku me te përpjekjet e gjithë luftëtarëve të Lirisë që u sakrifikuan  për një shtet shqiptar të pavarur.

Por jo vetem  për ne, por për gjithë botën e trazuar, mbeti Humanisti i Madh, Simbol i Paqës,që është i vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqë(Nobel  Peace Prize).Ndërsa në vlerësimet e Nolit, Wilson ishte:”Si një  lis i madh në të cilin kombet e vogla kanë ndertuar foletë” .Ishte i pari President Amerikan qe vizitoi Europen.i pari President Amerikan që vizitoi Selinë e Shenjtë në Romë, dhe mori bekimin e Papës Benedikt XVI. I pari president që u përkul me veneracion përpara Monumentit të G.Mazzinit,me 6 Janar 1919. I pari president Amerikan që proklamoi me 9 May ,The first national ,”Mother’s Day”,  që  janë vazhdimësi  e ideve të Mazzinit për barazinë gjinore,për të drejtat e grave dhe respektin ndaj nënave.

Fjalimi   i mbajtur përpara Kongresit Amerikan me 1918-përcaktoi formën e bashkësisë ndërkombëtare  të së ardhmes.Ishte fjalimi në të cilin ishin përfshirë  edhe 14 pikat e famshme “Fourteen Points”,ku në pikën e fundit ishte përfshirë krijimi i “Lidhjes së Kombeve “për të siguruar Paqën e Botës pas Luftës së Parë Botërore.Fjala e Presidentit Wilson u përhap jo vetëm në Evropë,  por në të gjithë  diplomacitë e botës që principet bazë  të jenë vlerat demokratike, të drejtat e njeriut  për ta zgjedhur vetë qeverisjen e vendit dhe organizatën  internacionale  që të mbrohen kombet dhe individët. Historianët  përmendin dy  njerëz të mëdhenj  që influencuan në ideologjinë e nacionalizmit modern :Giuzzepe Mazzini dhe Woodrow Wilson.

Keto dy personalitete kanë shumë  ide të përbashkëta,për respektin dhe mirënjohjen për paraardhësit  e tyre progresist. Presidenti Wilson në detyrë u shpreh  përpara Monumentit të Giuzzepe Mazzini -t në Genova të Italisë më 1919 kur ishte në Evropë.”I stand in the prezence  of this monument and bring my greetings and the greetings of America  with our homage to the great Mazzini”

“We have studied  the life  of Mazzini with almost  much pride as if we shared  in the glory  of his history”   “I am very glad  to acknowledge that  his spirit  has been handed  down  to us  of a layer  generation on both sides  of the water”. ” It is delightful  to feel how the voice  of one people  speaks to another  through the mouth  of men who have by some gift  of God been lifted above  the common level  and therefore,there words of your profet and Leader will ,i hope ,be deeply planted in the hearts  of my  fellow cauntrymen ” Për ta përmbledhur po me fjalët e Presidentit Wilson  që: 

“Fjalët e profetit  dhe të liderit tuaj,(Giuzzepe Mazzini P.L.)shpresoj të mbillen thellë në zemrat e bashkatdhetarëve të mi” Dhe këte madhështi   të mirënjohjes  si vazhdues  i denjë  i ideve progresive të Mazzinit  e shpreh me modesti se:”I not only use  all the brains  that I have,but all that I can borrow “

Mazzini edhe sot është present në Sh.B.A. Emigrantët italian nuk erdhën vetëm,ata donin ta kishin pranë ideologun e tyre “Mendim dhe Veprim” Mazzinin, duke e 

perjetësuar me përmendore në  qendër te New York-ut  së bashku me revolucionarin e devotshëm Garibaldin  qe  u bënë model të  unitetit dhe  të lirive njerëzore.

Mazzini (1805-1872) ishte  një politikan republikan,gazetar,aktivist për  unifikimin e Italisë.Ai u bë i njohur  me  drejtimin  intelektual  të lëvizjes” Risorgimento”(ripërtëritja,rimëkëmbja) për unifikimin e Italisë, me shprehjen e pavdekshme: “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe  si një mision hyjnor”

Idetë e tij  janë përmbledhur në dy fraza: “Mendim dhe veprim “,”Zoti dhe populli”

(Thought and  Action,Pensiero  ed Azione), (God and people,Dio e Popolo).

Vizioni i tij si revolucionar i kaloi limitet  objektive  të Bashkimit Nacional Italian .

Qellimi ishte me i dhanë fund  pushtimit austriak në Itali  dhe pastaj bashkimi  i Italisë me sistem republikan demokratik dhe liri për të gjithë popujt e shtypur .”Every  revolution is the work of a principle which  has been accepted as a basis of Faith.Whether it invoke:Nationality,Liberty,Equality, as religion,it always fulfills  itself in the name of a principle.” ( çdo revolucion  është vepër e një principi që është pranuar si bazë e besimit,në se ai  përthithet si religjion:Kombësi,Liri,Barazi dhe përmbush veten në emër të  atij  parimi)  “Mazzini  supports  revolution  to reform the current society  and better society for citizens “(Mazzini  mbështet revolucionin  për të reformuar shoqërinë aktuale  për një shoqëri më té mirë)  “In which  thought and action  must be joined together and every  thought must be followed  by action”( në të cilën mendimi dhe veprimi duhet te jenë te lidhura,çdo mendim duhet ndjekur nga  aksioni.)Kështu ai bashkëveproi me Giuzzepe Garibaldi ku zbatoi lidhjen e Idesë me aksionin  për bashkimin e Italisë. 

Thirrja që u bëri gjeneratave për levizje revolucionare progresive nacionaliste,inspiroi

lëvizjet patriotike dhe antikoloniale në  Evropë ,Amerika Latine,Azia e mesme etj.

Për hartën politike të Evropës ka në bazë dy principe:Demokraci dhe vetëvendosje sipas nacionaliteteve.Kështu,Ai u bë Avokati i Bashkimit Evropian një shekull më përpara se të bëhej B.E.Ai e shikonte  hartën e Unifikuar të Evropës  si vazhdim logjik i Bashkimit Italian.Ndër të tjera Ai shprehet:”Është tokë(Itali) e destinuar prej Zotit,për t’i dhënë një model të lartë Bashkimit Evropian dhe  përmes  Evropës, Humanizmit”

“God  has marked  the national  borders  of the nations”

“How history  has helped  to form  nations,how man living for generations under the same law,  common habits and customs and traditions”

Mazzini si revolucionar kërkonte të drejtën me reformue  sistemin politik e social  të shoqërisë”Better  society  for citizens,”ku të gjitha klasat të marrin pjesë në qeverisjen e vendit.Ai ndihmoi intelektualët  të shohin të drejtën e grave  si një qellim themelor  që nevojitet  për rigjinerimin e kombeve të vjetra  dhe rilindjen e të rejave .

Mazzini që atëhere e pa  rrezikun që po i kanosej popujve  me doktrinen Marksiste prandaj  Ai iu kundervu  teorisë së tij.

(“Marx  preaches he is the absolute  ruler of his Party,admittedly  he does  everything  himself,but he is also the only one  to give orders  and he tolerates no opposition” )

Marksi predikon, se Ai është  sundimtari  absolut i Partisë  tij, padyshim,Ai bën gjithçka vetë,por Ai është gjithashtu  i vetmi, që jep  urdhëra dhe nuk  toleron  asnjë  kundërshtim” Ai e përshkruan  Marks -in (“as  a  destructive  spirit  whose heart was filled with hatred  rather than Love of mankind “)Me një shpirt destruktiv zemra e të cilit është mbushur më shumë me urrejtje,sesa me dashuri  për njerëzit.Marksi beson në revolucionin proletar,kundër të pasurve  dhe  në një luftë të ashpër  nacionale  midis klasave”

(“Marx believes  in a proletariat  revolution against  the bourgeois (the rich) national struggle  between classes.)

Nga  qëndrimi i tij social-politik u krijua koncepti Maxinian.

Mazzinianizmi  ka pasë influencë  edhe në shoqërinë shqiptare..Këte ndikim  e dëshmon Nikollë Ivanaj  në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnisë,të cilën e botonte në Raguzë,në një artikull të nëntorit 1905,nr.41.Ky ndikim u duk në Shkodër me disa organizma sociale,një “komunë sociale”në miniaturë në Shkodrën e vitit 1905.Në atë kohë N.Ivanaj bënte pjesë në një organizatë ilegale mazziniane në Itali. Si mazzinian të njohur në Shqipëri njihen  edhe vëllezërit Martin e Mirash Ivanaj.Sot, pak metra larg sheshit Wilson ndodhet   “Rezidenca Ivanaj”, ku është instaluar “Fondacioni M.M.Ivanaj”,  në të cilin punohet me staf të kualifikuar për  të ndriçuar  gjeneratën e re me idetë progresive  bashkëkohore, për të vazhduar rrugën e ndjekur nga vëllezërit   Ivanaj,si mazzinian të vërtetë.

Martin e Mirash Ivanaj  pas studimeve  dhjetëvjeçare në Romë dhe  si studiues  të mirëfilltë  në jurisprudencë dhe letra,kthehen  në Shqipëri, me një bagazh  njohurish.Ata kishin akumuluar  veç të tjerash  edhe idetë progresive të Giuzzepe Mazzini-t, për t’i aplikuar në vendin e tyre shumë  të prapambetur  në krahasim me vendet e tjera  të Evropës.

Me 24 Tetor 1923 doli në Shkodër  numri i parë i gazetës “Republika”.Vetë termi ‘republikë’ besoj se dëgjohej për herë të parë në Shqipëri dhe shënonte  fillimin e një lëvizjeje, që rridhte nga idetë demokratike  për një trajtë regjimi, jo vetëm  për një ose të disa njerëzve, por sipas mendimit të Ivanajt  të të gjithë klasave që përbëjnë një shtet,me divizën e huazuar nga Mazzini:”Republika është e vetmja trajtë ligjore dhe logjike qeverimi”

Guximi i tij intelektual -politik ka gjetur një tematikë,që përputhet me problemet që 

preokupojnë botën shqiptare.Me një vullnet të çeliktë, Mirash Ivanaj nuk ishte vetëm drejtori  ideor dhe juridik,por autor i shumë  artikujve problemorë të kohës,radhitës,redaktor,korrektor deri edhe punëtor shtypshkronje.

Republika, sipas Ivanajve,do të thotë kombëtari e papersonalizuar në një njeri,do të thoshte  atdhedashuri jo e personalizuar në një sekt,apo në një krahinë,do të thoshte 

atdhedashuri  që nuk përkulet para armikut,atdhedashuri që nuk shitet,atdhedashuri 

ku do të mësohet si mund të luftohet  për Atdhe në fushën e betejës.Si Mazzinian Prof.Ivanaj  idetë e tij progresive  për unitet kombëtar  i shikonte ne  forcimin e shtetit  me tri hallkat kryesore  dhe të  pandara  të clat janë: Ushtrija,drejtësia,shkolla.

Për të arritur këto objektiva Ivanajt vendosën në vendin e parë  kërkesën   për shkollimin e popullit shqiptar sipas programeve dhe metodave të shkollës laike,publike të vendeve të përparuara të botës.Shkollimi,sipas Ivanajve ishte i vetmi mjet për të bashkuar shqiptarët.

“Pa shkollën e shtetit,në duart e shtetit e kontrollueme prej qeverisë që me të vërtetë  

e ndien  përgjegjësinë e akteve të veta,një shkollë në të cilën besimet  do të hyjnë vetëm sa i përkasin historisë e jo te marruna si bazë  ekskluzive  të një morali te catuar…”Ai kërkonte  organizimin  e një diskutimi akademik mbarëkombëtar ,në të cilin Detajoheshin idetë Mazziniane “Mendim dhe veprim” kur shkruante:”Na jena për dijen,na jena për përparimin,na jena për edukimin e vërtetë,na jena për veprim,për punë,për jetë : Don me thanë se na jena për shkollën e shtetit…”

“…..Tue marrë  parasysh trindamjen fetare të Shqipnisë,vetëm  nji shkollë e vetme  për të gjithë shqiptarët,  do të siguronte njësinë kombëtare”.

…”Si për tanësinë  tokësore  të shtetit,ashtu  edhe për tanësinë  kombëtare, çashtja e shkollës xen të parin vend për këte qëndresë  mprojtje,nji vend  shumë ma të naltë  se ushtria  a se drejtësia.”

Edukimin e popullit e vështronte  si faktorin kryesor  të ecjes së sigurtë drejtë zhvillimit  dhe përparimit të vendit nepërmjet shkollës kombëtare  të siguruar me ligj,të mbështetur në traditën shqiptare dhe të ushqyer  me patriotizmin shqiptar”. Si Iluminist,i vetëdijshëm për vlerat e dijes e të shkencës në përparimi  e shoqërisë  njerëzore,ngrihet kundër dogmave mesjetare të fesë,kundër vënies së interesave  fetare mbi ato atdhetare,prandaj kërkon ndarjen e shkollës prej besimit fetar.I vetëdijshem se qellimi i shkollës në një shtet modern nuk është kundërshtimi i fesë,….Tri hise të nji populli,që flasin një gjuhë dhe e kanë një kalesë të vetme  dhe të vetmen dëshirë të sotmen dhe të nesermen,-  do të bashkohen si anët e nji piramide ?! S’ka dyshim: asht ndiesia kombëtare që asht e fortë dhe ma e shejtnueshme  prej fenave,sepse ajo asht nji e vetmja për të gjithë popujt historik.”Kjo e shtyri drejt reformës arsimore  që përveç orientimeve  pegagogjiko-shkencore  të personelit  mësimdhënës,kërkonte  ta  forconte   dhe ta  mbronte shkollën shqiptare  nga influencat e huaja  fetare dhe shoveniste siç ishin përhapur në  ate kohë shumë shkollat e minoritetit grek në jug.Kështu veproi  në Gjimnazin e Shkodrës  ku e zgjeroi rrethin e studentëve  edhe nga Kosova dhe Çamëria,për t’i dhënë shkollës shqiptare karakterin kombëtar  nga e cila do të vinte edhe bashkimi   në drejtim  të qyteterimit përendimor nepërmjet një rinie të shkolluar dhe të çliruar nga paragjykimet e kohës.

Një  arsim i detyruar, i orientuar shkencërisht nga ai bashkëkohor ishte udhëtimi më i mundshëm që do ta çonte Atdheun tonë  në rrugën e emancipimit drejt Evropës dhe ta vendoste Shqipërinë  krahas vendeve të zhvilluara.Programi  i shpallur te gazeta “Republika” Tetor,24,1923 me 11 Pika  ishte zbatim i teorisë revolucionare te Mazzinit në luftën politike që ndihmonte  në përcaktimin e lëvizjes moderne evropiane per demokraci popullore në një shtet  republikan,me të drejtë  duke ia  përshtatur  kushteve aktuale të vendit.Idetë maxiniane  në Shqipëri  duhet të jenë të pranishme edhe sot  kur akoma vazhdojnë të diskutohen kufijtë, tokësorë,ujorë  e ajror  dhe nuk janë shuar lakmitë e fqinjëve për territore  duhet të  ndriçojnë, për të ardhmen Europiane të kombit shqiptar.

Comment

*