Shpenzimet e kryeministrave të Kosovës: Kurti më dorështërnguari, Haradinaj më dorëliri

Prishtinë,16 janar 2022 – Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, i ka publikuar në Facebook shpenzimet e kabineteve të kryeministrave të Kosovës prej vitit 2008 deri në vitin 2021.

Dalipi e ka publikuar grafikat e shpenzimeve ditore dhe shpenzimeve për kategoritë e përzgjedhura, për dreka zyrtare, për shërbime kontraktuese, për udhëtime dhe akomodime jashtë vendit, për shërbime  shtypi, për ushqim e pije (jo dreka zyrtare) dhe për shpenzime telefonike.  

Sipas këtyre grafikave, kabineti i kryeministrit Kurti ka shpenzuar më pak se të gjitha qeveritë paraprake, në shumicën e fushave.

Sipas grafikave, kabineti “Kurti I” i ka pasur shpenzimet mesatare ditore më të ulëta se të gjitha kabinetet paraprake (1,188 euro), ndërsa shpenzimet më të larta ditore i ka pasur kabineti “Haradinaj” (8,325 euro).

Postimi i Dalipit:

Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%.

Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021.

Për ilustrim, në vijim shpenzimet mesatare DITORE të Kabineteve:

Kurti II: 1,981 euro;

Hoti: 3,276 euro;

Kurti I: 1,188 euro;

Haradinaj: 8,325 euro;

Mustafa: 3,713 euro;

Thaçi II: 4,041 euro;

Thaçi I: 2,608 euro.

Shini grafet dhe tabelën e bashkëngjitur:

May be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textMay be an image of textNo photo description available.