Shpërndarja e shtëpive e apartamenteve nis me 25 nëntor

Pritet që më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e pjesës së parë të shtëpive individuale dhe apartamenteve.

Të paktën kështu ka bërë me dije zv. Kryeministri dhe ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ditën e sotme pas një mbledhjeje të qeverisë.

Ai tha se shpërndarja e këtyre banesave fillimisht do të jetë për familjet në nevojë, pensionistët e dëmtuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, e më pas të tjerët do të marrin banesat me short publik.

Ahmetaj: Një vendim i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti për mënyrën si do shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet duke filluar nga 25 nëntori i këtij viti, ku do shpërndahen pjesa  e parë. Në vendim është përshkruar shpërndarja, pasi kalon lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendorë.oranews

Comment

*