Shpresë e kotë me maqedonasit

Denion Ndrenika

Talat Xhaferri kaloi një kohë jo të pakët plot shqetësime meqënëse zgjedhja e tij kryekuvendar nuk u pëlqeu maqedonasve në shtetin e tyre.

Koha e pakët dhe shqetësimet e plota janë dëshmia më e pandryshueshme se sa të kota janë shpresat për një shkueshmëri së paku fqinjësore të ndikuar kundër shqiptarëve etnikë të Shqipërisë Lindore, që ndodhet në shtetin e sotëm të maqedonasve.

Antonio Milloshoski, ish-ministër i Jashtëm,  ishte një prej vërtetuesve të kësaj sa më lart e tjetri Zoran Zaevi.

Dokurdo, herët a vonë, pak apo shumë, Milloshoski i VMRO/DPMNE-së dhe Zaevi i Lidhjes Socialdemokrate shpërfaqën ndasinë me shqiptarët.

Zaevi, t’ia nisim prej tij, nuk foli thuajse për marrëveshjen me shqiptarët që ia dhanë mbështetjen për qeverinë e tij.

Milloshoski u ndje keq kur Talat Xhaferi foli shqip. Gjuha e shqiptarëve kudo, shqipja, është pjesë e Deklaratës së Aleancës, përkitazi për ta propozuar ligjin e ri për përdorimin zyrtar të saj.

Kryetari Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Xhevat Ademi deputet i tij, janë të ndryshëm në këtë përparësi.

Ahmeti thoshte thuajse një javë më parë se jo krejt pikat e Deklaratës do të përmbushen, pa saktësuar nëse ligji për Shqipen është njera prej pikave.

Kurse, Ademi e theksonte se ligji për Shqipen është një prej përparësive dhe programit të qeverisë së Zaevit.

Ademi thoshte se votat janë që Deklarata, sipas tij e përfshirë në programin qeveritar, të plotësohet, përfshi Marrëvehsjen e Ohrit.

Domethënë 16 vjet pas 13 gushtit 2001 ende Marrëveshja e Ohrit u dashkërka zbatuar!

E çka mbetet për me thanë mbi arsyet që e pamundësuan këtë plotni të Marrëveshjes së Ohrit?

Asgjë më shumë se sa dukshëm, qartësisht, pa fshehtaz urrejtja që kanë maqedonët kundër shqiptarëve.

As Nikolla Gruevski e as kundërshtarët e tyre prej Branko Crvenkovskit dhe aradha e socialdemokratëve nuk ka qenë pajtuar kurrë për barazinë me shqiptarët.

Të gjithë bashkë e bënë me Marrëvehsjen e Ohrit. Që, në 1991-1992 me Kiro Gligorovin. Edhe më tej prej komunistëve me Metodija Andonov-Çenton (Čento) dhe Dimçe (Dimče) Stojanovin nuk kishin shëmbëllyer dashuri për shqiptarët.

Trajtoheshin keqazi dhe shpërnguleshin kurdo e ngado, brenda dhe jashtë Jugosllavive të kohës dhe fillimeve të saj me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.

E zbrazën Shkupin, qytetin etnik të Shqipërisë Lindore aq sa pas vitit 1990 jeta politiko-shoqërore e shqiptarëve u zhvendos në Tetovë.

Tërë kjo nuk është vetëm kujtesë historike për shqiptarët që u sakataun dhe numërohen diku 7 për qind nga 100 për qind në Manastir apo Bitola siç e njeh edhe Shqipëria e keqe qytetin e shkronjave të alfabetit të gjuhës që flasim ne krejt shqiptarët ku frymojmë.

Nga së paku 40 për qind në fillimvitet ’90, statistikat e tjetërsuara edhe sipas pranimit të lig të Marrëveshjes së Ohrit, na dalkërkan 20 për qind, meqënëse në këtë kufi popullata mund të përdorë gjuhën e saj në njesinë përkatëse shtetërore.

Dhe, për të dalë në fund të krejt asaj që e përmbledh me fjalët e fillimit si urrejtje të maqedonasve ndaj shqiptarëve, jo thjesht diskriminim, dallimet nuk janë fare mes “Revolucionarëve” dhe “Socialdemokratëve” maqedonas.

Dallimet mes tyre nuk janë sepse urrejtja ndaj shqiptarëve i bashkon.

Andaj, më duhet të kthej pakëz kokën, jo vetëm të kinse pranimit nga Stojan Andov, ish-kryekuvendar se paskërkan rënë në ndikimin e Sllobodan Millosheviqit, kur me shqiptarët janë sjellë keq.

Ta kthej kokën tek i vetmi politikan që gjykoj në këtë mori historie dhune dhe urrejtje të maqedonasve ndaj shqiptarëve, dha zgjidhjen e duhur: Ljubço Gjorgjevski, nacionalist i Lëvizjes Revolucionare, domethënë VMRO/DPMNE-së në kohën e luftës 2000-2001.

Gjorgjevski pajtohej me ndarjen e atij shteti të kotë që të vetmen pikë të pandryshueshme dhe përbashkuese ka diskriminimin, urrejtjen për shqiptarët.

Duke marrë parasysh shkëmbimin e territoreve dhe të popullatave çdokush ka të drejtë të arsyetojë se shqiptarët humbasin dhe çdokush tjetër se shqiptarët fitojnë.

Unë nuk hy as tek ata që thonë humbasin e as tek ata që thonë fitojnë. Unë hy tek ata që së pari duan pajtim për ndarjen e shtetit të maqedonasve, mënyrat joluftarake për rishikimin e kufijve ballkanikë dhe më tej hapat dhe proceset që shndërrojnë 5 copa të Shqipërisë në një shtet të vetëm.