SHQETËSIMI I PANEVOJSHËM I AMBASADORIT GJERMAN JORN ROHDE

Agim Aliçkaj

         –  Zoti Rohde është i ndjeshëm ndaj krimeve naziste të para 8 dekadave. Ndërsa klasa politike shoviniste serbe mburret me krimet e veta dhe kjo nuk i shqetëson ndërkombëtarët as disa zuzarë shqiptarë

          Shqetësimi i ambasadorit të nderuar të Gjermanisë, i nxitur nga plani i vonuar për restaurimin e shtëpisë me vlera arkitekturale të patriotit shqiptar Xhafer Deva është i kuptueshëm, edhe pse është i panevojshëm dhe nuk i përgjigjet realitetit.

         Komenti im për te në Twiter:   

         “Ju lutemi mos u shqetësoni zoti Ambasador. Populli shqiptar e kupton Holokaustin më mirë se kushdo. Ai e ka vuajtur një version të tij, të përgaditur në Serbi. I ashtuquajturi “bashkëpunim” i z. Deva me nazistët shpëtoi çdo hebre që arriti në tokat shqiptare. Nazistët ishin për të “një e keqe e nevojshme” për të luftuar pushtimin serb dhe komunistët që vranë 50 mijë shqiptarë. Jam krenar për faktin që babai im Arif Aliçkaj, ndihmoi hebrenjtë që iknin nga Serbia dhe vënde tjera”.

         Janë ngritë si lugatët shovinistët serb, titistët, neo-komunistët, të painformuarit, historianët e pavlerë dhe analistët e shitur te armiqët tanë, për të njollosur figurën kombëtare të Xhafer Devës.

         Por merreni nga babai im, sinqeriteti dhe fjalët e të cilit ishin me peshë dhe vlerë të madhe, i cili si ushtrues detyre të Sekretarit të komunës së Deçanit gjatë viteve 1943-44, në bashkëpunim me shpëtimtarin e hebrenjve të pranuar nga Yad Vashem Arsllan Rezniqin, muar pjesë direkte në përpjekjet gjithëkombëtare shqiptare për shpëtimin e hebrenjve. Ai thoshte se Xhafer Deva, ishte patriot i flakët, i shkolluar, i mençur dhe trim, ideali i të cilit ishte luftimi dhe shporrja e okupatorit serb, kundërshtimi i komunizmit serbo-rus, shpëtimi dhe bashkimi i kombit shqiptar.

         Xhafer Devën, njësoj si Shaban Polluzhën nuk mundën ta mashtrojnë partizanët komunist serb dhe as ata shqiptarë. Ai jua kishte futur frigën në palcë forcave terroriste, çetnike dhe partizane serbe. “Bashkëpunimi” i tij me nazistët, përfshirë edhe takimin e organizuar nga ata me çetnikun serb Kosta Peçanac ishte formal, vetëm për t’jua bërë qejfin nazistëve, duke punuar dhe vepruar nga ana tjetër vetëm për interesa kombëtare. Ai nuk i zbatoi urdhërat e nazistëve për dorëzimin e hebrenjve. Për këtë, u përkrah dhe respektua nga hebrenjtë dhe u muar në mbrojtje nga shteti amerikan deri në vdekje.

         Nazizmi, të cilit i afrohet vetëm komunizmi, bën pjesë ndër të këqijat më të mëdha të njerëzimit. Ai ishte fatkeqësi kombëtare gjermane. Kombi i ngritur gjerman është penduar dhe ka kërkuar falje me qindra herë për krimet naziste, i ka dënuar shkaktarët dhe marrë përsipër pasojat. Përfaqësuesit e tij i bren ndërgjegjëja dhe i luftojnë idetë fashiste edhe sot e kësaj dite, nganjëherë duke e tepruar pa nevojë siç është rasti me ambasadorin Rohde.

         Nga ana tjetër është shteti jocivilizues serb, përfaqësuesit e të cilit nuk i pranojnë gjenocidet dhe nuk kërkojnë falje nga shqiptarët dhe popujt tjerë të Ballkanit për krimet të cilat jan kryer nga gjenerata e tyre, me pjesëmarrje direkte të shumë prej tyre. Ata hapur dhe pa pikë turpi i festojnë dhe glorifikojnë kriminelët e luftës duke ju ndërtuar monumente dhe duke jua ngjitur rrugëve dhe shesheve emrat e tyre.

         Disa nga diplomatët dhe mediatorët ndërkombëtarë, duken të patrazuar nga sjelljet jonjerëzore serbe. Ata, edhe pas dështimeve të shumta në dialog, vazhdojnë me kërkesa dhe presione absurde mbi qeverisjen kombëtare, të pakorruptuar e të pa nënshtruar të Kosovës, të udhëhequr nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, për të bërë lëshime shtesë ndaj shovinistëve dhe kriminelëve serb.

         Në përkrahje të armikut barbar serb po dalin edhe disa shqiptarë zuzarë, politikanë të opozitës, gazetarë dhe analistë të shitur, përfshirë edhe kryeministrin aktual të Shqipërisë.

         Të gjithë këta bashkë janë duke ia rritur apetitet Serbisë për grabitje te tokave shqiptare, duke e bërë gati të pamundur zgjidhjen e konfliktit në Ballkan. Katër gjenocide dhe krimet tjera të vazhdueshme serbe mbi shqiptarët nuk mund të fshihen dhe nuk mund të harrohen.

         Nuk ka forcë në botë që mund t’ja merr Kosovës lirinë e fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta.

Agim Aliçkaj

One Response to “SHQETËSIMI I PANEVOJSHËM I AMBASADORIT GJERMAN JORN ROHDE”

Read below or add a comment...

  1. Balliu says:

    U shqetësuan kopilët e serbëve në Tiranë.

Comment

*